Autoritetet gjermane thanë të enjten se një djalë 16-vjeçar në Gjermani ka vdekur, pasi ishte qëlluar për vdekje në kokë nga një fqinj 81-vjeçar. Prokurorët thanë se adoleshenti vdiq nga plagët të mërkurën vonë në spital, një ditë pas të shtënave në qytezën veriore gjermane, Bramsche, raporton agjencia “Associated Press”.
Sulmuesi, shtetas Italian, qëlloi me armë edhe në drejtim të nënës së adoleshentit, por dështoi që ta godiste, para se ta qëllonte veten. Ai ka pësuar lëndime serioze. Prokurorët thanë se burri, i cili mbetet i shtrirë në spital, është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe vrasje në tentativë.
Autoritetet thanë se duket se mes fqinjëve kishte grindje, por nuk qe e qartë nëse ato ishin motiv për të shtëna. Thuhet se i dyshuari përdori një pistoletë me kalibër të vogël për ta vrarë adoleshentin.