Krijimi i shtetit Bektashi/ Reagon Rama: Janë kaluar kufijtë e fantazive dhe ligësive, hap i nevojshëm për interesin kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijimi i shtetit Bektashi/ Reagon Rama: Janë kaluar kufijtë e fantazive dhe ligësive, hap i nevojshëm për interesin kombëtar

11:07 | 25/09/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve në lidhje me idenë për krijimin e shtetit sovran të urdhrit Bektashi.

Me anë të një statusi të gjatë në X, kreu i qeverisë shqiptare jep arsyet se pse është e nevojshme që në Tiranë të krijohet një shtet sovran, si modeli i Vatikanit.

“Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera”, shkruan ndër të tjera Rama.

Read more

Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –

Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

Protesta e Zvërnecit/ Të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg” –

Të dalin nismëtarët, të shpëtojnë protestën nga ata që duan ta kapin… –

Reagimi i Ramës:

Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme.

E vetmja gjë që nuk kam dëgjuar të thuhet nga kundërshtarët e zjarrtë të kësaj ideje është qoftë edhe një fjali me kuptim, mbi historinë dhe rolin e bektashinjve në fatet e kombit e të shtetit tonë, se mirë për sfidat e mbijetesës së Urdhërit Bektashi sot e gjithë ditën duket që as nuk do t’ia dijë askush nga ata që çfarë s’po nxjerrin prej goje!

Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera. Gjithësesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.

Në ndërkohë ftesa ime për kundërshtarët e kaqshumëngutur të idesë është që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, duke shpresuar se mbase kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë. Ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale – pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre – komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim.

Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë. Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë. Po për t’i folur urtësisht e qetësisht këto e kemi të gjithë kohën e nevojshme përpara.

Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të… pic.twitter.com/KQAD5zuzrg

— Edi Rama (@ediramaal) September 25, 2024

Të Lidhura

Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –

Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –

nga 27
19:55 | 10/06/2026
0

Protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë i janë bashkuar edhe disa turistë francezë, të cilët kanë ndjekur nga...

Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

nga 27
19:41 | 10/06/2026
0

Stresi shkon në protestë me mbeshtetesit e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në. rotestuesit dhe grupi i...

Protesta e Zvërnecit/ Të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg” –

Protesta e Zvërnecit/ Të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg” –

nga 27
19:27 | 10/06/2026
0

Ndërsa disa nga qytetarët po mbanin fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke thirrur “Berisha n’burg”, disa të rinj...

Të dalin nismëtarët, të shpëtojnë protestën nga ata që duan ta kapin… –

Të dalin nismëtarët, të shpëtojnë protestën nga ata që duan ta kapin… –

nga 27
19:15 | 10/06/2026
0

Një qytetar nga Dukati i Vlorës propozoi që organizatorët e protestës të dalin hapur me qëllim për të mbrojtur kauzën...

Para
Shkodër/ Gjendet i mbytur në një kanal efektivi i FNSH-së, policia jep detajet (Emri)

Shkodër/ Gjendet i mbytur në një kanal efektivi i FNSH-së, policia jep detajet (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –

Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –

19:55 | 10/06/2026
Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

19:41 | 10/06/2026
Protesta e Zvërnecit/ Të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg” –

Protesta e Zvërnecit/ Të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg” –

19:27 | 10/06/2026
Të dalin nismëtarët, të shpëtojnë protestën nga ata që duan ta kapin… –

Të dalin nismëtarët, të shpëtojnë protestën nga ata që duan ta kapin… –

19:15 | 10/06/2026
E reja ironizon Ramën me ‘pijen më të re’: Ramingo ik! –

E reja ironizon Ramën me ‘pijen më të re’: Ramingo ik! –

19:05 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –
  • Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj
  • Protesta e Zvërnecit/ Të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg” –
  • Të dalin nismëtarët, të shpëtojnë protestën nga ata që duan ta kapin… –
  • E reja ironizon Ramën me ‘pijen më të re’: Ramingo ik! –
  • Protesta e Zvërnecit/ Përplasje për flamurin amerikan, protestuesit anti-SHBA kërkojnë heqjen e tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –
  • Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com