PD kallëzon në SPAK Veliajn: Kreu shkelje të rënda ligjore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kallëzon në SPAK Veliajn: Kreu shkelje të rënda ligjore

15:39 | 10/01/2023
në Politikë
0

Read more

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

Padi në Kushtetuese për profesionet e lira, Tabaku: Gjykata mos… –

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

Partia Demokratike ka përgatitur kallëzimin penal për kryebashkiakun, Erion Veliaj, për shkeljet e rënda ligjore në lidhje me tenderin fiktiv të Rr. ‘Xhon Belushi’ në Njësinë Administrative Nr. 4 në Tiranë.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë Bashkia Tiranë do të zgjaste rreth 5 muaj, pra fiks në periudhën e zgjedhjeve në 14 maj.

“Sikurse ju kemi informuar tenderi i shpallur nga bashkia, në datë 19 dhjetor, parashikonte si afat për dorëzimin e dokumentacionit të kompanive të interesuar për këtë tender në datë 9 janar si dhe shpalljen e kompanisë fituese në 22 janar. Projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë Bashkia Tiranë do të zgjaste rreth 5 muaj pra fiks në periudhën e zgjedhjeve në 14 maj. Por Erion Veliaj nxiton dhe urdhëroi nisjen e punimeve natën pa tabela, pa projekt pa një plan dhe sigurisht pa standarde, por ajo që është më e rënda në shkelje ligjore. Pra qartazi një tender fiktiv dhe një vjedhje e qartë e taksave të qytetarëve shqiptarë.

Veliaj u detyrua të njoftonte anulimin e tenderit fiktiv, u kap në tentativë vjedhjeje nga kandidati për Bashkinë, Belind Këlliçi. Por nuk ka asnjë gjurmë të anulimit, të asnjë formulari zyrtar. Veliaj ka kryer 2 vepra penale, të mashtrimit, që gjoja ka anuluar tenderin dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, shtoi deputetja.

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike tre ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës “John Belushi”, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi.

Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

Të Lidhura

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

nga 27 ok
11:56 | 05/09/2024
0

E nëse Elbasani i Superiores do tentojë deri në infinit të hyjë në Final 4 (shumë shumë e vështirë), e...

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

nga 27 ok
15:23 | 10/06/2024
0

A mund t’i japë licencat e kompanive të basteve sportive një zyrtar që është vetë bastexhi? Këto ditë janë firmosur...

Shqipëria, 130 faqe reforma larg BE –

Padi në Kushtetuese për profesionet e lira, Tabaku: Gjykata mos… –

nga 27
12:40 | 28/02/2024
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka depozituar bashkë me kolegët e saj një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin...

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

nga 27
10:32 | 28/02/2024
0

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para...

Para
Gruaja që vrau foshnjën,psikologët:Mund të ketë kaluar në depresion –

Gruaja që vrau foshnjën,psikologët:Mund të ketë kaluar në depresion -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

09:24 | 14/01/2026
Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

09:12 | 14/01/2026
Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të –

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

09:06 | 14/01/2026
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

08:38 | 14/01/2026
Do marrim masa shumë të forta –

Do marrim masa shumë të forta –

08:18 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –
  • Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –
  • Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –
  • Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –
  • Do marrim masa shumë të forta –
  • Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –
  • Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com