Vijon prej disa orësh mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD. Vesel Koçia, kreu i PD Sarandë ka kërkuar një riorganizim të strukturave duke bërë përgjegjës deputetët të cilët nuk u anagazhuan seriozisht në terren.
“Meta e Berisha organizuan zgjedhjet për të goditur PD. Deputetët ngelën nëpër tv e konferenca I lanë njerëzit më rënie të lirë. Nëse kryesia dhe deputetët të ishin seriozisht në terren, nuk do të kishim këtë rezultat. Duhet organizim i strukturave. Mbështes riorganizimin dhe kthim në terren” – u shpreh Vesel Koçia, kryetar dega Sarandë.