Kryebashkiaku i Tiranës rikthen shpenzimet marramendëse për projektin e dështuar “Pyllin Orbital”. Leva për të ligjëruar dhe vazhduar abuzimet është mbështetur tek Komisioni i Prokurimit Publik. KPP po bën lojëra për projektin duke marrë vendime kontradiktore. Që i hapin rrugë Veliaj dhe partnerëve të tij në përvetësimin e buxhetit të bashkisë.
Kujtojmë se në fillim të janarit, pas një sërë ankesash për të dy lotet e këtij tenderi, Bashkia Tiranë anuloi procedurat. Dhe me 28 janar, KPP la pa vendim fare ankesën e dorëzuar nga firma Albgarden. Kujtojmë se Albgaden ka bërë 3 denoncime të mirë argumentuara kundër Bashkisë Tiranë ( e përfaqësuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit).
Dukej sikur kjo çështje u mbyll me aq! Pak javë më parë KPP publikoi një vendim, për të mos marrë asnjë vendim mbi këtë çështje, me justifikimin se bashkia u tërhoq nga tenderi!!! Tashmë, KPP merr një tjetër vendim të paprecedent. KPP nuk pranon kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për anulim të tenderit për pemët shumëvjeçare. Komisioni, në mënyrë të papritur kërkon vazhdimin e procedurave të prokurimit. Ama ka rrëzuar ankesën e fundit të Albgarden!
Duhet të theksojmë se, pavarësisht që Bashkia e Tiranës pezulloi procedurat, KPP duhej të vazhdonte deri në fund me hetimet, pasi bëhej fjalë për shkelje të shumta për tenderin me vlerë mbi 3 miliardë lekë.
Ç’bëri KPP? La për pak kohë pa asnjë vendim çështjen. Kështu, u fitua kohë që të largohej vëmendja nga ky projekt abuziv dhe tani i rikthehet me një vendim të ri.
Kujtojmë se në ankesën e fundit Albgarden ka kundërshtuar anulimin e tenderit nga ana e bashkisë, në momentin e fundit që do të shpallej fituesi.
Këtë herë Albgarden kishte rishikuar ofertën e saj dhe e kishte përshtatur me çdo kriter të vendosur nga Autoriteti kontraktor. KPP nuk u justifikua me faktin se procedura është anuluar, por pa shumë argumentim ka rrëzuar kërkesën e Albgarden. Ndërsa në vendimin e 24 shkurtit 2023, KPP shprehej se Autoriteti Kontraktor kishte të drejtë të pezullonte procedurën e prokurimit, sepse po bëhej rivlerësimi i një rialokim të fundit të fondeve. Pra, Veliaj e paska bërë tenderin pa i pasur fondet?!
KPP ka justifikuar edhe faktin pse Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nuk ka marrë për bazë asnjë ankesë apo kërkesë të operatorit ekonomik të interesuar.
“Anulimi ka ardhur nga nevoja për realokimin e fondit në fjalë për projektin e zyrave të përhershme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Kompleksin e Akuadromit Tiranë. Për sa argumentuam më sipër, Autoriteti kontraktor refuzon ankesën e operatorit ekonomik “ALBGARDEN”shpk”, thuhet në vendim.
Por, KPP nuk ka marrë asnjë vendim sa i përket ankesave të mëparshme të Albgarden.
Kujtojmë se në të tre ankesat e saj, kjo firmë ka paraqitur kriteret burokratike të vendosura nga bashkia Tiranë për këtë tender, të cilat mund të kenë paracaktuar fituesin.
“Kërkesa e autoritetit kontraktor për një sipërfaqe minimumi 14,000 m2 si dhe që objekti të jetë 8-10 km nga Unaza e Vogël e Tiranës është një kërkesë e ekzagjeruar. Jo në përputhje me objektin dhe natyrën e objektit të prokurimit. E cila kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në këtë procedurë prokurimi”, shprehet ankimuesi.
Në këtë rast, Bashkia Tiranë ka mashtruar edhe KPP duke thënë që i ka rishikuar kriteret dhe në fakt nuk e ka bërë. Kështu me këtë vendim të fundit, KPP na lë të kuptojmë se pranon mashtrimet e Erion Veliajt, shkeljet me tenderin e blerjes së pemëve.
Tenderi 3 miliardë lekë i lihet sërish në tepsi Lali Erit që vazhdon të dalë foto, ku në njërën dorë mban lopatën dhe në tjetrën një fidan!
Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Anulohet “pylli” 3 mld lekë i Lalit Erit, skandali bllokon KPP-në
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.