KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha, debate në seancë, nxirren jashtë nga garda avokatët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha, debate në seancë, nxirren jashtë nga garda avokatët

11:03 | 07/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Shkarkohet nga detyra prokurori Ervin Karanxha. Nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vettingut, teksa në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pasur debate dhe avokatët e tij janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.

Seanca e parë dëgjimore në KPK u shty nga prokurori Karanxha për arsye shëndetësore. Ndërkaq në seancën e kaluar, prokurori dhe avokatët e tij kërkuan përjashtimin e gjyqtarit. Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko. Ndërkohë që sot prokurori me gjithë avokatët janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK. Kjo gjë ka sjellë debate dhe për këtë arsye avokatët janë nxjerrë jashtë, ndërsa më pas trupa gjykuese ka shpallur vendimin duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Ervin Karanxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku ushtronte funksionin prej gati dy dekadash.

Read more

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –

Më herët KPK ka shkarkuar dhe bashkëshorten e tij Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Ervin Karanxha deklaron pasuri prej 434 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 19.8 milionë lekëve.

Karanxha zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.5 milionë lekë dhe kursime në cash prej 6.2 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 22.9 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim pagën e subjektit si prokuror dhe 39% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Ervin Karanxha rezulton me pamjaftueshmëri të burimeve financiare për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2011 në vlerën 215,847 lekë, pa llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Në vitin 2009, bashkëshortja e subjektit deklaron si person i lidhur një apartament banimi të blerë në vitin 2005 me vlerë 39,000 euro. Si burim financimi për këtë apartament, ajo deklaron vetëm një kredi bankare prej 2,500,000 lekë. Gjithashtu në vitin 2010, deklarohet shlyerja e kësaj kredie përmes një kontrate huaje me vlerë 1,200,000 lekë.

Në vitin 2011, subjekti deklaron shtesë apartament banimi me sipërfaqe 114.5 m2 në Berat me vlerë 6,000,000 lekë, por në qershor të vitit 2011, kontrata është revokuar. Më 1 tetor është blerë apartament banimi me sipërfaqe 90.12 m2, me vlerë 8,200,000 lekë në Tiranë, me burim financimi 1,000,000 lekë kursime të akumuluara dhe 5,000,000 lekë kredi bankare.

Në fund të vitit 2017 sipas deklarimeve, subjekti Ervin Karanxha rezulton me gjendje cash progresive në vlerë 6,296,515 lekë. Nga kjo gjendje, 35,000 dollarë i përkasin babait të deklaruesit, 409,625 lekë bashkëshortes dhe diferenca janë kursime të akumuluara ndër vite të deklaruesit.

Etiketa: Shkarkohet nga detyra prokurori Ervin Karanxha

Të Lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

nga 27
08:32 | 02/06/2026
0

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 02/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –

nga 27
07:49 | 02/06/2026
0

Policia e Burgjeve ka nxjerrë nga qelia kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ta shoqëruar drejt fshatit Çepan...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –

nga 27
07:41 | 02/06/2026
0

Dashi Dita do të jetë energjike, por do të kërkojë një ritëm më të kontrolluar. Në fushën profesionale do të...

Para
Senatori italian mbështet peticionin për udhëtimet Itali-Shqipëri: Nuk ka arsye t’i mbajmë kufizimet (film)

Senatori italian mbështet peticionin për udhëtimet Itali-Shqipëri: Nuk ka arsye t’i mbajmë kufizimet (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

08:32 | 02/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:59 | 02/06/2026
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –

07:49 | 02/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –

07:41 | 02/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026 –

07:39 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –
  • Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026 –
  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –
  • Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com