KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, kandidat për SPAK – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, kandidat për SPAK

10:19 | 11/10/2019
në Shqiperi
0

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Ndini Tavani, i cili ishte kandidat edhe për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka mundur të kalojë vettingun.

Vendimi për prokurorin Tavani ka marrë me shumicë votash, pasi një nga anëtarët e trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi ka qenë kundër.

Në seancën dëgjimore të 7 tetorit, relatorja Bekteshi tha prokurori deklaron si pasuri një apartament të blerë në vitin 2015 në vlerën e 4.5 milionë lekëve dhe për të cilin ka paguar 3 milionë lekë me burim pagën e tij dhe të bashkëshortes si dhe të kursimet nga puna si avokat para se të fillonte karrierën si prokuror.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Komisioni konstatoi përputhje të deklarimeve të prokurorit Tavani për këtë pasuri, por ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë e të gjithë shumës prej 2.5 milionë lekë –e deklaruar e ardhur nga avokatia. Relatorja Bekteshi tha në seancë se të ardhurat nga puna si avokat janë vlerësuar si burim i ligjshëm, por Tavani ka dokumentuar me pagesë të detyrimeve tatimore shumën 1.6 milionë lekë dhe jo 2.5 milionë lekë.

Lidhur me këtë çështje, KPK ka marrë qëndrime të ndryshme nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Berat dhe Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve lidhur me fashën e të ardhurave. E para ka argumentuar se të ardhurat nga puna si avokat i përkasin fashës mbi 2 milionë lekë, ndërsa e dyta se nuk janë mbi këtë fashë.

Relatorja Bekteshi tha se Komisioni i kishte vlerësuar në harmoni të gjitha të dhënat dhe dokumentet dhe kishte arritur në përfundimin se subjekti nuk kishte pasur mundësi që të krijonte gjendjen cash prej 2.5 milionë lekësh para fillimit të punës në 2006-ën. Ajo shtoi se edhe në vitin 2012, analiza financiare rezultonte me diferencë negative prej rreth 600 mijë lekësh.

Komisioni ka konstatuar gjithashtu pamundësi financiare për vitin 2016, kohë kur janë deklaruar si shpenzime blerja e një makine për 900 mijë lekë, pagesa e këstit të apartamentit si dhe shpenzimet për pushime. Diferencë negative ka rezultuar edhe në analizën financiare për blerjen e një makine Benz për 7 mijë euro në vitin 2009.

“Të ardhurat e siguruara nga avokatia dhe shpjegimet e subjektit janë ende duke u vlerësuar nga Komisioni,” tha relatorja Bekteshi.

Në fjalën e tij përpara Komisionit, prokurori Tavani deklaroi se kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për vlerën 2.5 milionë lekë nga avokatia, duke përmendur edhe të ardhurat nga Shkolla e Magjistraturës si dhe punën si ndihmës-avokat në vitet 2003-2004.

Ai kundërshtoi gjithashtu të kishte kontribuar në shtëpinë e prindërve, ku ka deklaruar si pjesë takuese 1/3 e pronës dhe shtoi se nuk kishte pasur asnjë pasuri para fillimit të detyrës si prokuror.

Subjekti kundërshtoi gjithashtu që prindërit e tij të konsideroheshin si persona të lidhur, ndërsa shtoi se ata kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për pasuritë e tyre.

Etiketa: Alma FaskajBrunilda BekteshiKPKNdini TavaniProkurori i Prokurorisë së TiranësRoland Ilia

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Rama u neverit për fituesin e çmimit Nobel, por shtrëngon duart me ish-ministrin e Millosheviçit”

“Rama u neverit për fituesin e çmimit Nobel, por shtrëngon duart me ish-ministrin e Millosheviçit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com