Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkon nga detyra prokurorin e prokurorisë së Përgjithshme Adnan Kosova.
Kosova nuk arrinte të justifikonte pasurinë e tij dhe për më tepër dyshohet se ka lidhje me persona me të shkuar kriminale.
Komisioneri Publik e ankimoi vendimin e KPK që e kaloi në procesin e vettingut Adnan Kosovën i cili nuk justifikonte një shumë parash për blerjen e apartamentit në Tiranë. Gjithashtu ai ka shmangur tatimin prej 1 mln 500 lekë dhe për të ardhurat 2.5 mln lekë për shitjen e një apartamenti në Korçë.
Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...









