KPA mbyll hetimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPA mbyll hetimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko –

18:09 | 19/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kolegji vendosi të administrojë dokumentacionin për tre çështje të hetuara nga prokurori i Durrësit, për të cilat ngrihen pretendime nga tre denoncues dhe mbylli hetimin gjyqësor. Bejko kërkoi që çështjet që janë jashtë periudhës së rivlerësimit dhe për të cilat nuk ngrihen shkaqe prej Komisioneres Publike, të mos trajtohen nga Kolegji – megjithatë mbajti qëndrim edhe për pretendimet e denoncuesve.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 19 qershor të administrojë si prova dokumentacionin e tre çështjeve të denoncuara nga publiku ndaj prokuorit të Durrësit Bledar Bejko, pas konfirmimit të këtij të fundit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, si dhe u mbyll hetimi gjyqësor.

Prokurori Bledar Bejko u konfirmua në detyrë më 26 maj 2022 nga KPK, por Komisionerja Publike Irena Nino e vlerësoi vendimmarrjen e shkallës së parë të vetingut të pambështetur në vlerësim të drejtë të fakteve, provave dhe legjislacionit për vetingun e magjistratëve. Ajo kreu ankim në të cilin kërkon shkarkimin e tij për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Në fillim të seancës publike të hënën, kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Albana Shtylla sqaroi se ishin administruar si prova dokumentet e dorëzuara nga subjekti dhe listoi dokumentacionin e përcjellë nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit. Komisionerja Irena Nino dhe prokurori Bledar Bejko konfirmuan njohjen e tyre me dokumentacionin e administruar nga Kolegji. Nino u shpreh se nuk kishte ndonjë qëndrim, duke theksuar se denoncimet nuk ndikonin në konkluzionet e saj përfundimtare të bazuara në shkaqet e ankimit. Komisionerja e la në çmim të KPA vendimarrjen për administrimin ose jo trë këtyre provave.

Ndërsa prokurori Bledar Bejko paraqiti qëndrim juridik mbi këto denoncime, si dhe mbi pretendimet e ngritura. Ai theksoi se legjislacioni për vetingun e magjistratëve përcakton konkretisht periudhën se kur mund të kryhet rivlerësimi profesional. Subjekti këmbënguli se nuk mund të hetohen çështje që i përkasin periudhës pas hyrjes në fuqi të legjislacionit të rivlerësimit kalimtar.

Po ashtu, Bejko shtoi se Kolegji nuk mund ta shtrijë hetimin gjyqësor tej shkaqeve të ngritura në ankimin e Komisioneres Publike. Sipas subjektit, për gjithë çështjet apo denoncimet për të cilat nuk janë ngritur shkaqe në ankim, konsiderohet se është hequr dorë.

Megjithatë, ai parashtroi qëndrimin e tij edhe lidhur me pretendimet e ngritura nga denoncuesit. Ai renditi hetimet që kishte kryer lidhur me një denoncim të kryer nga banorët e një pallati në qytetin e Durrësit, të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Ai shtoi se në këtë periudhë kishte pasur edhe ngarkesë të lartë pune për shkak të mungesës së 8 prokuorëve në prokurorinë ku ai punon.

Lidhur me pretendimet e një pale në proces për shtyrje të seancave për shkak të mosprezencës së prokurorit Bejko, ky i fundit sqaroi se shtyrjen kishin ardhur si pasojë e mungesës apo heqjes dorë të avokatëve të të pandehurit. Subjekti deklaroi se në një rast ishte duke pritur të fillonte seanca, por për arsye të pavarura prej tij nuk po niste ndërkohë që kishte marrë informacion se i pandehuri kishte deklaruar se nuk njihej me kërkesën e prokurorisë ndaj tij dhe për këtë arsye kishte kërkuar të mbrohej me avokat. Bejko theksoi se në kushtet kur nuk dihej se kur do të fillonte seanca, si dhe për shkak të ngarkesës në punë ishte larguar.

Në dy seanca të tjera ai tha se nuk ishte paraqitur për arsye objektive, pasi ishte njohur me faktin se nuk do të paraqiteshin avokatët si dhe me kërkesën e të pandehurit për të pasur përfaqësues ligjor. Bejko theksoi se mosparaqitja e tij kishte qenë për arsye objektive dhe se nuk ka sjellë pasoja për palët në process, pasi seancat do të ishin shtyrë edhe nëse do të kishte qenë i pranishëm, për shkaqe të pavarura prej tij. Ai shtoi se kishte konsideruar edhe efektivitetin në punë, për shkak të ngarkesës së madhe që ka pasur gjatë viteve të fundit.

Lidhur me një çështje të pezulluar, Bejko tha se i kishte rifilluar. Ai pohoi se ishte duke pritur një akt ekspertimi dhe një letër porosi nga autoritetet belge, prandaj nuk kishte konkluduar.

Në përfundim, prokurori Bejko kërkoi që rivlerësimi profesional të kryhet brenda afateve të përcaktuara në legjislacionin për vetingun e magjistratëve. Ai nënvizoi se sipas ligjit, shkarkimi për aspektin profesional mund të kryhet vetëm kur provohet se subjektet e rivlerësimit nuk mund të përmirësohen nga trajnimi 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Ai i kërkoi KPA-së që të konsiderojë edhe ngarkesa e madhe në punë për shkak të mungesave të prokurorëve.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të administrojë si prova aktet e dërguara nga prokuoria dhe gjykata e Durrësit, si dhe mbylli hetimin gjyqësor. Pasi palët nuk ishin të gatshme për të vijuar me konkluzionet përfundimtare, Kolegji e shtyu seancën për më datë 22 qershor, në orën 10:00. /BIRN/

Read more

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

Të Lidhura

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –

nga 27
10:37 | 22/04/2026
0

Një 69-vjeçar, Luan Bundo, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë të papritur ditën...

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

nga 27
10:23 | 22/04/2026
0

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
10:19 | 22/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

nga 27
09:55 | 22/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua është hedhur nga dritarja e banesës së saj së bashku...

Para
Me syrin e nxirë dhe me qepje, Rexha publikon foton pas incidentit –

Me syrin e nxirë dhe me qepje, Rexha publikon foton pas incidentit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –

10:37 | 22/04/2026
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

10:23 | 22/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

10:19 | 22/04/2026
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

09:55 | 22/04/2026
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –

09:51 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –
  • Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –
  • Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –
  • Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –
  • Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –
  • Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com