Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli mbrëmjen e të enjtes vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Artur Gaxha.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të ish-gjyqtarit Gaxha.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Gaxhan më 10 shtator 2020 pas konstatimit të mungesave financiare në vlera të mëdha për të justifikuar krijimin e pasurive apo kryerjen e shpenzimeve ndër vite. Nddërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.
Artur Gaxha e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, funksion që e ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.