Kosto e jetesës, Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosto e jetesës, Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon –

08:28 | 09/01/2023
në Aktualitet
0

Read more

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit –

Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor –

Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri! –

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

Jetesa kudo po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, teksa pothuajse gjithçka është shtrenjtuar, që nga karburanti, ushqimet, restorantet e shërbimet e tjera. Numbeo, database më e madhe e të dhënave të kostove në botë, ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023.

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë sendet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka.

Ky indeks llogaritet në raport me qytetin e Nju Jorkut (NYC). Që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100(%).

Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (duke përjashtuar qiranë).

Qytetetet më të shrenjta në Europë janë në Zvicër. Baseli kryeson renditjen me indeksin prej 127% (27% më i shtrenjtë se mesatarja e Nju Jorkut), e ndjekur nga Zyrihu (120.8), Lozana (119.7), Zug dhe Bern, po në Zvicër.

Të shtrenjta janë dhe qytetet e vendeve nordike, ku rekordin e mbajnë ato norvegjeze, si Oslo, Stavanger, Bergen, duke vijuar me Islandën, Danimarkën.

Në Francë, qyteti më i shtrenjtë është Nice, por që gjithsesi është më i lirë sesa Nju Jorku (77). Për Parisin treguesi është 76.1.

Në Itali, më e shtrenjta është Milano (73.6), e ndjekur nga Firence (66.7), Bolonja (66.2), Roma (66.1).
Greqia është ndër më të lirat e Europës Perëndimore. Për Athinën, indeksi është 59.8 dhe për Selanikun 55.8.

Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtat në rajon, më e lira Prishtina

Në kryeqytetet e rajonit, kosto e jetesës është mesatarisht më pak sesa 50% e asaj të Nju Jorkut.

Por, brenda rajonit, më i shtrenjti është Beogradi, me 42.4% të mesatares së Nju Jorkut.

Edhe Tirana nuk është më e lirë, për standardet e rajonit, duke u renditur pas Beogradit, me 41%. Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur indeksi ishte 38.7 për kryeqytetin shqiptar, Tirana rezulton se është bërë më e shtrenjtë.

Për Podgoricën, indeksi është më i lirë se në kryeqytetin shqiptar, në 38.2, ndërsa Budva, një zonë bregdetare e ka treguesin 41.6 (pak më të lartë sesa Tirana).

Më e lira në rajon është Shkupi -Maqedonia e Veriut (36.8), ndërsa dhe Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës ka çmime të favorshme (38.6).

Më i liri në rajon dhe ndër më të lirët në Europë është Prishtina (29.9).

Në Europë tre qytetet më të lira, që renditen vetëm pas Prishtinës janë në Ukrainë: Odessa (Odesa), Lviv, Kharkiv (shiko grafikun).

Monitor

111
222
3333
4444
5555
66666
77777
8888

Të Lidhura

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit –

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit –

nga 27
14:06 | 12/05/2026
0

Edi Rama ka vijuar me propagandën edhe ditën e sotme, duke mohuar se Prokurimet Publiket të cilat do të monitorohen...

Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor –

Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor –

nga 27
14:00 | 12/05/2026
0

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franci Nuri, deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në një krizë...

Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri! –

Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri! –

nga 27
13:58 | 12/05/2026
0

Biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka folur për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK,...

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

nga 27
13:40 | 12/05/2026
0

Nga Michael Rubin – Washington Examiner   Me mijëra të vdekur në përshkallëzimin e fundit të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit...

Para
Meshkujt apo femrat, kush e vuan më shumë ndarjen

Meshkujt apo femrat, kush e vuan më shumë ndarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit –

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit –

14:06 | 12/05/2026
Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor –

Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor –

14:00 | 12/05/2026
Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri! –

Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri! –

13:58 | 12/05/2026
Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

13:40 | 12/05/2026
Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

13:28 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit –
  • Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor –
  • Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri! –
  • Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –
  • Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –
  • Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit –
  • Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com