Opozita kosovare kishte paralajmëruar bllokimin e seancës së sotme parlamentare
Vazhdon kriza politike në Kosovë. Opozita hodhi sërish sot gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit ndërsa kryetari Kadri Veseli ndërpreu seancën. Njësia Speciale rrethoi Kuvendin, Qeverinë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo për shkak se opozita thirri aktivistët për të dalë sërish në shesh kundër qeverisë.
Opozita kosovare kishte paralajmëruar bllokimin e seancës së sotme parlamentare, nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Opozita ka paraljmëruar se në një rast të tillë, protestat do të shtrihen edhe në rrugët e Prishtinës. Zgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, por kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme. Në seancëne sotme ishte paralajmëruar të votohej deklarata kundër gjykimeve të Serbisë për ish drejtusit e UÇK-së
Ne momentin e hapjes se seancës plenare kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli lexoi deklaratën me të cilën dënohet deklarata kundër gjykimit që gjyqet serbe ua bënë ish eprorëve të UÇK-së ndër të cilët edhe dy deputetë. Anton Çuni dhe Rrustem Berisha. Deklarata u miratua me 79 vota. Për shkak se opozita hodhi gaz lotsjellës, Veseli ndërpreu seancën parlamentare