Nuk habiti partia e serbëve të Kosovës që i dolën në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vucic pas protestave në Beograd të organizatave ekstremiste serbe që e akuzuan atë për tradhti pasi ky pranoi planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën
Lista Serbe u rendit krah shefit të tyre Vucic siç pritej, e presidenti serb po shtrëngon radhët e siç u panë të gjitha tabloidet e afërta me të dolën në mbështetje të tij.
Sipas Listës Serbe 14 përfaqësuesit të serbëve të Kosovës që udhëtuan në Beograd në atë tubim janë të vetëshpallur dhe nuk i përfaqësojnë ata.
“Lista Serbe me mbi 90 % të serbëve që votojnë për ne, i japin mbështetje të plotë presidentit Aleksandar Vucic që të vazhdojë përpjekjen për paqe dhe mbijetesë të popullit serb në Kosovë e Metohi dhe forcimin e Serbisë në rrafshin ekonomik, ndërkombëtar, politik, ushtarak dhe në secilin aspekt tjetër pa marrë parasysh rrenat dhe ofendimet e të vetëshpallurve liderë, politikanë të shpikur, kuazi patriotë e mashtrues të dëshmuar që i mbështetë opozita në Beograd” shkruhet në komunikatën e Listës Serbe.
The post Kosovë, serbët distancohen nga… njëri-tjetri appeared first on 27.