Përkeqësohet situata klimaterike në Kosovë, nga aksidentet 19 persona janë plagosur
109 aksidente janë regjistruar në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit. Zëdhënsi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka deklaruar se në 19 prej aksidenteve janë regjistruar të lënduar ndërsa në 109 prej tyre nuk ka pasur persona të plagosur.
Policia e Kosovës i bëri thirje qytetarëve që të tregohen të kujdeshëm dhe të respektojnë regullat e qarkullmit rrugor për të shmangur aksidentet. Apeli i policisë vjen në një sitë kur përkeqësimi I motit dhe rinisja e reshjeve të borës janë bërë shkak për aksidente.