Kosova synon Europën pa viza… falë Dua Lipës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova synon Europën pa viza… falë Dua Lipës –

15:57 | 02/03/2023
në Uncategorized
0

Kosova është një vend që, në fakt, është sinonim i rinisë, e cila sapo ka festuar 15 vjetorin e pavarësisë dhe gjysma e popullsisë së saj është nën moshën 27 vjeç. Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, integrimi europian ka qenë në krye të agjendës politike të vendit. Në korrelacion të ngushtë me këtë është edhe çështja e vjetër e liberalizimit të vizave. Pasi të realizohet, ai do t’u mundësonte qytetarëve të hyjnë në Bashkimin Europian pa viza për një periudhë maksimale 90-ditore. BE-ja ka propozuar janarin e vitit 2024 si periudhë për liberalizimin e vizave, megjithëse shumë mbeten skeptikë, duke pasur parasysh të kaluarën e BE-së për shtyrjet e njëpasnjëshme të afateve.

Rrugëtimi i Kosovës drejt udhëtimit pa viza filloi në vitin 2012 dhe pavarësisht se ka përmbushur një sërë kërkesash që nga viti 2018, shumë pak progres është bërë deri më tani. Disa shtete të BE-së vazhdojnë të kundërshtojnë kërkesën e Kosovës për një regjim pa viza dhe janë qytetarët kosovarë ata që vuajnë pasojat, veçanërisht të rinjtë.

Pikërisht, për hir të këtyre sfidave u shpall fushata #SetMeFree gjatë Sunny Hill Festival. Dukagjin Lipa, themeluesi i festivalit muzikor që zhvillohet çdo vit në Prishtinë (si dhe babai i Dua Lipa, themelueses së Service95), propozoi idenë që të përdorte festivalin si një platformë për të nxjerrë në pah këtë çështje dhe për të nxitur organet vendimmarrëse që të hiqnin kërkesat për viza. Pjesëmarrësit e festivalit mbanin byzylykë me mbishkrimin e hashtagut të fushatës dhe mbështetja e treguar në rrjetet sociale ishte e pabesueshme.

Vetë Sunny Hill u krijua për të sjellë talent dhe argëtim ndërkombëtar te të rinjtë, që në të kundërtën nuk do të kishin qasje në to, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e investimeve në art dhe kulturë në Kosovë. “Ne mund të eksportojmë muzikë, art, kulturë dhe sporte”, thotë Lipa. “Këta janë ambasadorët tanë”.

Për të rinjtë e Kosovës, slogani ‘Set Me Free’ (Më lër të lirë) përmbledh ndjesinë e përhapur të pafuqisë dhe nevojën thellësisht njerëzore për të shkuar përtej kufijve të shtetit të vet për të shkëmbyer ide dhe përvoja me bashkëmoshatarët jashtë vendit.

Verën e kaluar Mexhid Ramusa, drejtor i Lëvizjes për Demokraci, organizoi një protestë para selisë së BE-së në Prishtinë së bashku me aktivistë të tjerë, duke sajuar një burg për të përfaqësuar izolimin me të cilin përballen kosovarët. “Na trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë. Nuk mund të marrim asnjë njohje”, shpjegon Ramusa. Sipas tij, këto kufizime i pengojnë kosovarët të realizojnë potencialin e tyre.

Kosova është i vetmi midis vendeve fqinje që ende nuk e ka fituar të drejtën për të lëvizur lirshëm. Aktualisht, aplikimi për një vizë është një proces që kërkon kohë, të holla dhe përpjekje, që shpesh përfundon me zhgënjime dhe refuzime.

Me një letër pranimi në dorë për të ndjekur një kurs edukimi për median në Gjermani, Elion Kollçaku, një gazetar me banim në Prishtinë, duhej të siguronte një vizë për të marrë pjesë në të. “Problemi është se nuk mund të caktoja as edhe një takim për të aplikuar për vizë”, thotë Kollçaku. “Kaq e vështirë ishte”. Ishte një mundësi që kishte siguruar, por për shkak të kufizimeve, në fund do ta humbiste atë.

Përveç fuqizimit të të rinjve, liberalizimi i vizave mbart premtimin e shkëmbimit ndërkulturor, si dhe mundësi më të mëdha dhe përparim thelbësor në të gjitha shtresat e shoqërisë. Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kujton përvojën e saj të aplikimit për vizë për të udhëtuar për në Spanjë kur ishte 18 vjeçe, dhe në atë kohë ambasada më e afërt spanjolle ishte në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 96 km nga vendi ku jetonte. Por asaj nuk i vjen keq. “Të shkoja në Shkup për të aplikuar për vizë, e cila do të më lejonte të udhëtoja për në Spanjë, ishte vendimi më i mirë i jetës sime”, thotë ajo. “Më hapi kaq shumë dyer”.

Udhëtimi në Europë, thotë Shabiu, e ka lejuar të ketë qasje në kurse trajnimi dhe konferenca dhe e ka ndihmuar të rritet si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Kur u kthye në shtëpi, përvoja e saj solli përfitime të mëtejshme edhe për komunitetin.

Njoftimi se liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2024 shihet gjerësisht si një zhvillim i madh. Për shumë qytetarë që vazhdojnë të presin, është e vështirë të mos e shohin si një tjetër premtim bosh, por ka një rreze shprese. Dhe kur kjo e drejtë e njeriut të jepet, Lipa beson se: “Europa do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga krijimtaria e rinisë sonë”.

Suzana Vuljevic është shkrimtare e kulturës, redaktore dhe përkthyese, dhe artikujt e saj janë botuar në revista si “AGNI”, “Eurozine” e të tjera

Service95

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së –

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –

15:36 | 28/12/2025
Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

15:24 | 28/12/2025
dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

14:38 | 28/12/2025
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –

13:48 | 28/12/2025
Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit –

13:46 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –
  • Nuk do të ndalojmë asnjë moment –
  • dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –
  • Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –
  • Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit –
  • Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –
  • Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com