Kosova përballet me sfida në përvjetorin e pavarësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova përballet me sfida në përvjetorin e pavarësisë

19:46 | 16/02/2023
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia, me një seri aktivitetesh gjatë që do të zgjasin disa javë, vendi ende ndeshet me sfida serioze në negociatat me Serbinë dhe lidhjet me fuqitë perëndimore. Por përpjekjet për pajtim me Serbinë, janë në qendër të këtyre sfidave, në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë presion për një normalizim më të shpejtë të lidhjeve të dy ish-armiqve. Përpjekjet janë shtuar nga frika e një konflikti tjetër të padëshiruar në Ballkan, dikur vatër krizash.

Kosova duhet të punojë shumë për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të luftuar papunësinë, probleme këto të rritura edhe më shumë nga kriza globale pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti megjithatë beson se vendi ka shënuar përparim.

Perparim

“Ne kemi përparuar. Kemi pasur stabilitet institucional, veçanërisht në këto dy vite. Ne po luftojmë krimin dhe korrupsionin. Ne po aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës për anëtarësim në BE. Gjithashtu, ne duam t’i bashkohemi Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në këtë pranverë do të marrim pjesë në manovrat ushtarake ‘Defender Europe 23” me 1365 ushtarë duke u futur kështu në mesin e vendeve të pakta mikpritëse të këtyre stërvitjeje me NATO-n. Pra Kosova është shpresëdhënëse dhe optimiste”, thotë kryeministri Albin Kurti.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ka marrë së fundi pothuajse tërë vëmendjen.

SHBA dhe BE

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë vizituar vazhdimisht Prishtinën dhe Beogradin në muajt e fundit për t’i inkurajuar të pranojnë një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të forcuar mundësitë e tyre për anëtarësim në BE.

Një dialog Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ka vazhduar që nga viti 2011, por pak nga 33 marrëveshjet e nënshkruara janë zbatuar.

Marreveshje me Serbine

“Mendoj se po i afrohemi një marrëveshjeje me Serbinë, por nuk jam e sigurt se do të përfundojë brenda këtij viti. Për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha mes udhëheqësve të të dyja vendeve nuk besoj se do të zgjidhet së shpejti”, thotë Adea Kondoroli, banore e Prishtinës.

Detajet e propozimit nuk janë bërë ende publike, por ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, tha se propozimi “është një hap i përkohshëm, që … do të rregullonte marrëdhëniet në mënyra shumë domethënëse dhe do të ishte me përfitim të madh si për Kosovën dhe për Serbinë.”

Uashingtoni

Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar një marrëveshje të vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në veriun e Kosovës, i cili do të koordinonte punën në arsim, kujdes shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik në nivel lokal.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli një pjesë të planit jokushtetues pasi nuk përfshinte etni të tjera dhe mund të përfshinte edhe kompetenca ekzekutive.

Momenti

“Është momenti i duhur për një marrëveshje, kur ke parasysh angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht këmbënguljen më të madhe të Amerikës për një marrëveshje përfundimtare. Por kur shohim qasjen negative të Serbisë, jam pak skeptik se do të kemi një marrëveshje të përgjithshme”, thotë Valon Alia, banor i Prishtinës.

Kosova është e shqetësuar se themelimi i Asociacionit përfundimisht do të minojë shtetësinë si rezultat i ndikimit të Beogradit dhe do të bëhet e ngjashme me Republikën Serbe të Bosnjes.

Kosova dhe njohjet

Kosova është njohur nga 117 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe shumicën e fuqive perëndimore dhe i është bashkuar rreth 200 organizatave ndërkombëtare.

Por ajo nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së.

Serbia

Serbia, e cila e konsideron Kosovën si djepin e qytetërimit të saj, ende e sheh Kosovën si pjesë të territorit të saj, të mbështetur nga Rusia dhe Kina.

“Nëse i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë këtë vit, kjo do të jetë një gjë e madhe, jo vetëm për Kosovën, por do të thoja veçanërisht për Serbinë”, vlerëson kryeministri Kurti.

Pavaresia

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, nëntë vjet pas bombardimeve 78-ditore të NATO-s në vitin 1999, që i dhanë fund shtypjes së popullsisë shqiptare nga forcat serbe.

Dy vjet më vonë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se “deklarata e pavarësisë së Kosovës, e miratuar më 17 shkurt 2008, nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Marredheniet me Serbine

Marrëdhëniet me Serbinë kanë mbetur të tensionuara.

Vitin e kaluar Serbia i kërkoi zyrtarisht misionit të Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO, ose KFOR-i, që të dërgonte 1000 trupa për të mbrojtur pakicën e saj, kryesisht në veri të Kosovës. Banorët serbë aty kishin ngritur 16 barrikada duke bllokuar rrugët në veri pas arrestimit të një oficeri policie.

Prishtina akuzon Beogradin se po shfrytëzon pakicën serbe, për të cilën thotë se është vetëm 7% e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh, për të rritur tensionet dypalëshe dhe vetëm fuqitë perëndimore mund ta zgjidhin situatën.

Lars-Gunnar Wigemark, shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, e quajti incidentin e dhjetorit një “ngërç shumë të tensionuar me barrikada” dhe “kriza më serioze me të cilën po përballet Kosova… për dhjetëvjeçarin e fundit”. /Voa/

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Macja udhëheq ekipin e kërkimit, shpëtohet nëna me 2 fëmijë

Macja udhëheq ekipin e kërkimit, shpëtohet nëna me 2 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com