Kombëtarja e Kosovës në futboll është vetëm disa ditë larg nisjes së ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro2024”.
Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Alain Giresse sot (e premte) do ta publikojë edhe listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, shkruan lajmi.net.
Në listën e teknikut transalpin nuk priten shumë surpriza. Raportohet se sulmuesi i FC Ballkanit, Albion Rrahmani është një nga futbollistët e ftuar.
“Blutë” do ta nisin fushatën kualifikuese me takimin përballë Izraelit më 25 mars (ndeshje që do të nisë në 20:45). Tre ditë më pas, Kosova do të masë forcat me Andorrën, në Stadiumin Fadil Vokrri.
Kosova ndodhet në grupin I, sëbashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.