Kosova në UEFA, frikë nga një identitet i ri?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova në UEFA, frikë nga një identitet i ri?!

00:40 | 03/05/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Afrika e Jugut mundi që në kohën e Presidencës së Mandelës, falë fitores së titullit të kampionit botëror në rugby, të ruajë simbolet e veta. Ngjarja nuk ka mbase lidhje me Kosovën përveç faktit, që simbolet e vendit të sapodalë nga aparteidi, morën kuptim tjetër pas fitores në sport. Dhe, nuk mjaftuan liria, zgjedhjet, vetë Mandela, por fitorja e asaj dite krijoi një identitet të ri në vend, të pranueshëm nga të gjithë. Së pari, nga vetë qytetarët e saj. Kosova ka të ngjashme me këtë fabul vetëm daljen nga një regjim gati aparteidi, por edhe një të dytë që lidhet me sportin dhe identitetin e saj të ri.

Me shumë gjasa, Kosova do të marrë OK-in për t’u anëtarësuar këtë javë në UEFA. Kjo e bën përfundimisht një nga ëndrrat më të mëdha të të rinjve kosovarë realitet, që do të thotë se tashmë kanë mundësi të përfaqësohen ndërkombëtarisht dhe të luajnë nën flamurin e Kosovës. Deri më tash, kanë luajtur me idealizëm për Shqipërinë, nevojë për Zvicrën dhe një grup vendesh të huaja, nën flamurë të tjerë, thjeshtë për të ndjekur e plotësuar ëndrrën e tyre. Në asnjë rast, madje edhe në përfaqësimin e Shqipërisë, nuk e kanë gjetur si duhet veten e tyre. Kurse do ndryshojë me përfaqësimin e Kosovës. Pasi, është vendi me të gjitha atributet që i bashkon realisht sportistët kosovarë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ndërkohë, përpjekjet e Federatës Serbe të Futbollit për t’i ndaluar duken të dobëta, por edhe pak anakronike. Të 54 Federatat anëtare të UEFA-s, të cilat do ta japin të martën votën e tyre, u mjafton që vetëm gjysma e tyre të votojnë pro Kosovës, që ajo të kapë 51 për qindshin e detyrueshëm, që do të thotë vetëm 28 vota për t’u futur nën rendin e shtëpisë së futbollit evropian. Shenjat janë të mira, por më shumë, ato do ndihmojnë realisht për një status të ri për Kosovën. Atë që e meriton me talentin e këtyre djemve të talentuar.

Veçmas pretendimeve, serbët duhet të ngushëllohen për faktin e thjeshtë se në të gjithë skenarët e tyre, apo edhe në ato që thonë rendi i tyre kushtetues i patjetërsueshëm se: edhe Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut, përfaqësohen në këtë Union Federatash, paçka se janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Serbët mund të vazhdojnë me justifikime, por kjo nuk cënon askënd, madje edhe vetë ata.

Dy humbëset më të mëdha janë Shqipëria dhe Zvicra. Që këtej e tutje, bashkë me ndihmën vëllazërore, që Kosova dhe Shqipëria mund të vazhdojnë t’ia japin njëra-tjetrës, tashmë përfaqësueset janë pjesë e një grupi, që në një të ardhme mund t’i përplasë me njëra-tjetrën. Për hir të së vërtetës, deri më tani Shqipëria e ka ngritur të gjithë suksesin e vet të EURO 2016 mbi bazën e lojtarëve kosovarë, me pasaportat shqiptare. Këtej e tutje, të rinjtë kosovarë kanë vendin e tyre të përfaqësimit me simbolet e Republikës së tyre të re.

E njëjta gjë do të ndodhë me Zvicrën, e cila i detyrohet shumë djemve kosovarë dhe që tash e tutje do e kenë shtëpinë e tyre hapur për përfaqësim. Ndoshta kjo e fundit mund të miklojë ende me pagesat, ndërsa për Shqipërinë ideali kombëtar do të mbetet patetik dhe jo shumë grishës.

Kurse, në fakt, shqetësimi më i madh, këtej e tutje është nëse përfaqësimi me flamur të ri do jetë një nga ato qasjet që të çojnë në formimin e një identiteti tjetër. Në Kosovë është folur shpesh dhe debatues të ndryshëm e kanë shtruar idenë e tyre të identitetit, por në rastin e sportit megjithë ngarkesën e madhe të flamurit kombëtar, suksesi i një përfaqësimi të ardhshëm kosovar në garat e UEFA-s do ndikojë shumë. Por a do mundet vallë Kosova të krijojë një identitet të ri me sportin? Koha do të tregojë dhe ka shumë të ngjarë, që Kosova pas ditës së nesërme mund të mos jetë njësoj, ndërsa Shqipëria, Zvicra dhe vendet e tjera, tashmë mbeten me gishtin në gojë, sepse Kosova do të ketë shtëpinë e vet me simbolet e veta të reja. Ku ta dish, në të ardhmen, dhe me një identitet të ri. Të paktën, kështu ndodhi me Afrikën e Jugut, pas finales së rugby-së të vitit 1995.

/javanews.al/

Etiketa: anakronikeaparteidiBen AndoniFederatës Serbe e Futbollitidentitet i riKosovaMandelarugbyUEFA

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Idrizi: Zgjidhja e Çështjes Çame është shumë afër

Idrizi: Zgjidhja e Çështjes Çame është shumë afër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com