Kosova dhe Serbia zhvillojnë një tjetër takim në nivel ekspertësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe Serbia zhvillojnë një tjetër takim në nivel ekspertësh

12:58 | 10/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Të enjten në Bruksel zhvillohet një takim në mes të shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian nuk kanë dhënë hollësi rreth këtij takimi, duke u arsyetuar se është në nivel të ekspertëve dhe se BE-ja në raste të tilla nuk jep hollësi.

Por, ajo që është konfirmuar nga Bashkimi Evropian është se temë e takimit të sotëm do të jenë çështjet e lidhura me pretendimet financiare dhe pronësore që palët kanë ndaj njëra-tjetrës.

Read more

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Së pari delegacionet do të takohen ndarazi në takime bilaterale me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog Mirosllav Lajçak e më pas do të kenë takimin e përbashkët.

Kjo formë është bërë tashmë e zakonshme në raundet e dialogut në Bruksel.

Takimi i 10 dhjetorit vjen pas një pauze gjatë së cilës nuk ka pasur takime.

Për këtë shpesh si arsyetim është përmendur pandemia e koronavirusit, mirëpo disa diplomatë në BE pohojnë se në ngadalësimin e dinamikës së dialogut ka ndikuar edhe refuzimi i Kosovës që të diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas marrëveshjes së arritur kohë më parë, dhe insistimi i Serbisë që kjo temë të jetë në tryezën e bisedimeve.

Pala kosovare vazhdon të insistojë se këto diskutime janë politike e jo të ekspertëve apo teknike.

Në BE ndërkaq, takimin e së enjtes e konsiderojnë si takim të ekspertëve.

Takim në nivelin e lartë, ku marrin pjesë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksadar Vuçiq, nuk ka pasur qysh nga shtatori.

Në BE vazhdojnë të pohojnë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e BE-së, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

Sipas vetë të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Mirosllav Lajçak të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së ka nisur më 2011 në Bruksel./REL

Etiketa: Brukseldialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Të Lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:03 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

nga 27
16:49 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes...

Para
Fier/ Motori përplas fëmijët 9 dhe 10 vjeç pranë “Shkollës së Muzikës”

Motori përplaset me bordurën, plagoset drejtuesi në Berat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

16:39 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –
  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com