Koronavirusi/ Rama sërish thirrje të rinjve: Mbyllja e universiteve nuk ishte thjesht pushim për t’u mbledhur nëpër disko (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Rama sërish thirrje të rinjve: Mbyllja e universiteve nuk ishte thjesht pushim për t’u mbledhur nëpër disko (Film)

15:53 | 10/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave, Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish të rinjve të shmangin lokalet dhe klubet e natës.

Teksa përsëriti edhe njëherë këshillat, Rama bëri me dije se mbyllja e universiteve nuk ishte thjeshtë një dy javsh pushim, por një izolim për mos përhapur virusin.

“Thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike nuk është një predikim në ajër por një thirrje që buron nga këshilla e OBSH. Ne vendosëm që të mbyllnim shkollat, kopshtet, universitetit jo për t’iu dhënë vajzave e djemve tanë një dy javësh pushim për t’u mbledhur nëpër disko, nëpër pub-e si të ishte një kohë e zakonshme sepse kjo është një kohë lufte. Një luftë që bota do ta fitojë, ne do ta fitojmë por të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos të kufizojmë dëmet që mund t’i shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin por shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë. Kjo nuk është një luftë si luftërat tradicionale ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhen me trimërinë, me guximin, me sypatrembshmërinë, me pasionin për lirinë deri në vetësakrifikim. kjo është një luftë me një armik të padukshëm, fare të padukshëm i cili hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve tanë më të dashur, duke kërcënuar seriozisht shëndet, e sidomos të moshuarve. Kjo do të thotë që mund të jesh malësor, lab, mund të kesh shumë për të treguar me historitë e trimërisë në male apo në bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie ke dhe as ku je, të godet. E them këtë sepse përtej faktit që individë në mosha të caktuara qytetarë të cilët kapen në befasinë e një mikrofoni që ndeshen në rrugë mund të thonë fraza që në kohë të tjera mund të bëjnë dhe për të qeshur, është e patolerueshme, që ekranet e TV-ve t’i transmetojnë të tilla shaka, në vend se t’i shfrytëzojnë ato sekonda, minuta për t’i sensibilizuar. Në vend se t’u përgjigjen atyre që thonë, unë jam lab, jam malësor, jam trim, hamë bio, kjo nuk është shaka. OBSH ka thënë një të vërtetë të madhe që përtej luftës me virusin, ka dhe një luftë tjetër për të bërë për t’u mbrojtur nga infodemia.
Kjo është një luftë që e kemi ne në dorë me sjelljen tonë, me angazhimin tonë, me zbatimin e atyre këshillave në dukje krejt elementare por në fakt thelbësore.
Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme që të dëgjohet nga të gjithë se 8 prej tyre janë vazhdë e 1 kontakti të vetëm dhe një kontakti të afërt, djali, babai dhe pastaj me radhë 6 të tjerë, të cilët janë kontakte të afërta por jo aq të afërta sa njerëzit e shtëpisë dhe pastaj dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë. Raste të importuara nga Italia. Duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë ishte e pashmangshme që komuniteti ynë i ekspertëve të ndërtonin skenarët me një vend fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Baza e çdo skenari, skenarët janë ndërtuar sipas fazave dhe [për t’iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit. Baza mbetet e njëjta si në skenarin e parë, si në të dytin, si në të tretin, si në fillim si në fund si në mes. Forca goditëse e virusit do shkojë në rënie. Ne besojmë shumë që është një rast që në radhë të parë personat publikë dhe mbi ta për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task forca të ndryshme, që janë praktikë e panjohur në planet. Task forcë opozitare, task force presidenciale, task force dixhitale, për çfarë? Çfarë do nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësaj lufte përveç bojës tonë? Asgjë tjetër”, deklaroi Rama.

Read more

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/641804383271980/

Etiketa: edi ramaMbyllja e universiteve

Të Lidhura

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:33 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

nga 27
12:01 | 16/03/2026
0

Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e...

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

nga 27
11:57 | 16/03/2026
0

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

nga 27
11:53 | 16/03/2026
0

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Para
Rama i revoltuar: Do i mbyllim të gjitha, pabe, disko, lokale, palestra…

Rama i revoltuar: Do i mbyllim të gjitha, pabe, disko, lokale, palestra…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com