Koronavirusi/ Ambasada e SHBA tjetër mesazh, ja çfarë iu kërkon qytetarëve amerikanë

Lexo edhe

Ambasada e SHBA vjen me një tjetër reagim pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në Facebook, ambasada ndryshe nga reagimi i parë ku i bëri thirrje politikanëve për bashkim, kësaj here paralajmëron qytetarët e saj.

Postimi i plotë

Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz.

Një ditë më parë, ambasada deklaroi se do të zbatonte masa mbrojtëse ndaj COVID-19, të rekomanduara nga OBSH-ja.

“??️ │ COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”, deklaron ambasada e SHBA.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *