Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA –

09:31 | 04/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –

Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)

Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dy raketa balistike drejt Detit Lindor, të njohur si Deti i Japonisë, duke shënuar testin e parë të armëve për këtë vit. Lëshimi u konfirmua nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe të Japonisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, raketat u lëshuan nga periferia e Phenianit rreth orës 07:50 të mëngjesit (ora lokale). Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se një raketë e dyshuar balistike ra në det rreth orës 08:08, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, deklaroi se zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut përbën një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Analistët e lidhin këtë test me zhvillimet e fundit gjeopolitike, përfshirë arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, Pheniani mund të ketë dashur të dërgojë një mesazh paralajmërues ndaj Uashingtonit, të cilin e akuzon prej vitesh për përpjekje për rrëzim të regjimit të tij.

Një analist i Institutit Korean për Unifikimin Kombëtar tha se testi “pasqyron presionin që Pheniani ndjen dhe synon të tregojë se një sulm ndaj Koresë së Veriut nuk do të ishte i lehtë”.

Nga ana tjetër, Komanda Indo-Paqësore e SHBA-së (INDOPACOM) deklaroi se lëshimet nuk përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për territorin apo personelin amerikan, por theksoi se situata po monitorohet nga afër në koordinim me aleatët.

Raketat udhëtuan rreth 900 kilometra para se të binin në det, sipas autoriteteve të Seulit. Pas testit, Koreja e Jugut mblodhi urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe i bëri thirrje Phenianit të ndalë veprimet provokuese që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ngjarja ndodhi pak orë përpara vizitës së presidentit të Koresë së Jugut në Kinë, ku pritet të diskutohet edhe roli i Pekinit në uljen e tensioneve me Phenianin.

Ndërkohë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka intensifikuar së fundmi retorikën dhe aktivitetet ushtarake, duke mbikëqyrur testime armësh, rritje të prodhimit të raketave dhe projekte të reja ushtarake. Agjencia shtetërore KCNA raportoi se ai ka urdhëruar rritjen e kapacitetit të prodhimit të armëve taktike deri në 2.5 herë.

Të Lidhura

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –

nga 27
15:36 | 23/05/2026
0

Pothuajse gjysma e të rriturve në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni, një shifër që tejkalon ndjeshëm mesataren globale. Alarmante mbetet edhe...

Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

nga 27
15:04 | 23/05/2026
0

Kombëtarja U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë U-16 në “Shtëpia e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve dhe...

Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)

Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)

nga 27
14:22 | 23/05/2026
0

Dy mësues janë sulmuar nga nxënës pranë institutit teknik “Itis Leonardo da Vinci” në Parma të Italisë, në një incident...

Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

nga 27
14:08 | 23/05/2026
0

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve...

Para
Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat –

Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –

15:36 | 23/05/2026
Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

15:04 | 23/05/2026
Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)

Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)

14:22 | 23/05/2026
Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

Të mos lejohet kush nuk ka emrin –

14:08 | 23/05/2026
Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane –

Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane –

13:36 | 23/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –
  • Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –
  • Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video)
  • Të mos lejohet kush nuk ka emrin –
  • Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane –
  • Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët –
  • Kombëtarja U-16 gati për aksion, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Bullgarisë në “Shtëpia e Futbollit” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com