Stërvitja e përbashkët ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ka tërbuar Korenë e Veriut.
Ajo i ka kërcënuar këto dy vende, me një sulmb bërthamor.
Koreja e Veriut ka thënë nëpërmjet një deklarate, se do ta shndërrojë Uashingtonin, në një “det zjarri”.
Kësaj deklarate i është përgjigjur Koreja e Jugut, e cila e ka ftuar fqinjin e vet të ruajë qetësinë, ndryshe do të ketë reagim.
Stërvitja ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut konsiderohet si stërvitja më e madhe e përbashkët ushtarake e organizuar ndonjëherë.
Manovrat përfshijnë më shumë se 300 mijë ushtarë koreanojugore dhe 17 mijë amerikanë, një shtim i ndjeshëm ky i pjesëmarrjes, krahasuar me 2015-n.
Kjo stërvitje është kthyer e përvitshme.