Gjatë punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në fshatin Turan të Korçës është zbuluar një varrezë që mendohet të jetë e periudhës prehistorike.
Gjatë gërmimeve kanë dalë në sipërfaqe 6 skelete njerëzore, që sipas arkeologëve datojnë 2600 vjet para erës sonë.
Skeletet jane gjetur në thellësi të vogël nga toka, ndërsa konturet e varreve rezultuan të dëmtuara, si duket nga punimet e fermerëve të zonës.
Pas zbulimit të varrezës, kompania ka ndërprerë punimet, në pritje të ekspertëve të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.