Në Korçë banorët e fshatit Lubonjë, janë mbledhur për të protestuar në rrugën kryesore që lidh fshatrat Lubonjë-Rehovë-Roshajn.
Protesta ka nisur orët e para të mëngjesit, banorët kanë bllokuar rrugën dhe automjetet e kompanisë “Tap” duke mos lejuar mjetët të vazhdojnë aktivitetin e tyre.
Mungesa e rrugës prej vitesh dhe premtimet boshe nga kompania u ka vështirësuar jetën banorëve të cilët përballen çdo ditë e me shumë me vështirësitë ekonomike dhe aktivitetet e tyre të përditshme.