Ngjarja në aksin rrugor Korçë-Pojan, të lënduarit jashtë rrezikut për jetën
Nëntë persona janë plagosur mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Korce-Pojan në afërsi të fshatin Belorta. Policia njofton se autobusi ku udhëtonin pasagjerët ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ende nuk dihen shkaqet e njarjes por dyshohet se shkak për daljen e autobusi nga rruga është bërë shpejtësia tej normave por edhe lagështia në rrugë.
Ndërkohë Personat e lënduar janë dërguar menjherë në spital për të marrë ndihmen e nevojshme mjekësore, ndërsa rezulton se janë jashte rrezikur për jetën. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Oranews sjell pamje nga aksidenti.