Policia e Korçës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga 12-vjeçarja në komisariatin e Korçës. Sakaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së Korçës.