Kopshti Botanik/ FNSH- Veliajt: Të tërheqi dhunën verbale mediatike ndaj stafit të fakultetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kopshti Botanik/ FNSH- Veliajt: Të tërheqi dhunën verbale mediatike ndaj stafit të fakultetit

11:19 | 16/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nëpërmjet një deklarate për shtyp të martën Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Këshilli Studentor i FNSH-së dhe Sindikata e Punonjësve të Universitetit të Tiranës pranë këtij fakulteti, kanë ngritur shqetësimin se drejtuesit e qeverisë dhe të bashkisë Tiranë – të cilët kanë orkestruar transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nëpërmjet një vendimi të debatueshëm, kanë padije të theksuar mbi krijimin, bazën ligjore dhe funksionin e Kopshtit Botanik.

Deklarata e Fakultetit vjen pas debateve politike në media rreth një vendimi të Këshillit të Ministrave për t’i transferuar pronësinë e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës në bashkinë e kryeqytetit. Ky vendim është kundërshtuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, i cili ka bërë dhe një padi në Gjykatën Administrative të Apelit kundër vendimin të Këshillit të Ministrave.

“Duke u distancuar nga politizimi që palët në pushtet dhe opozitë duan t’i bëjnë kësaj çështje… trupa akademike e FNSH-së kundërshton në tërësinë e saj VKM 590/2019, që i heq të drejtën e administrimit dhe pronësisë intelektuale Universitetit të Tiranës, FNSH-së  dhe Qendrës së Kërkimit të Florës dhe Faunës mbi Kopshtin Botanik,” deklaroi Fakulteti.

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Sipas FNSH-së ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk ka bazë ligjore, përkundrazi shkel ligjet dhe të drejtat që kuadri ligjor i garanton institucioneve të arsimit të lartë, pasi cënon në mënyrë të paprecedentë të drejtat e Autonomisë Universitare, grabit me forcën e pushtetit pasurinë intelektuale, si dhe minon Paktin për Universitetin.

FNSH gjithashtu se vendimmarrja e qeverisë që ka çuar në vendimin për transferimin e Kopshtit Botanik nuk është transparente dhe demokratike. Fakulteti akuzon Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë së ka dështuar të mbrojë interesat e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.

“MASR ka kërkuar nxjerrjen e kësaj VKM-je pa u konsultuar me Universitetin e Tiranës, FNSH, QKFF dhe organet e zgjedhura kolegjiale si Senati Akademik dhe Bordi Administrimit,” shprehet FNSH.

Sipas Fakultetit MASR nuk ka bërë transparencë mbi argumentet mbi të cilat është mbështetur për t’i transferuar një institucion universitar pushtetit vendor.  FNSH ve në dukje që edhe ftesave për debate televizive Ministria e Arsimit i është përgjigjur në mënyrë negative duke argumentuar se nuk ka specialistë për këtë çështje.

Bazuar në këtë përgjigje të MASR, Fakulteti i Shkencave të Natyrës pyet: “Me çfarë specialistësh e morrët vendimin për të shndërruar një Bankë Kombëtare të Gjenofondit në një park urban?”

Sipas FNSH-së vendimi i qeverisë nuk ndihmon në përmirësimin e Kopshtit Botanik, përkundrazi tjetërson në themel funksionin e këtij institucioni kërkimor shkencor, mësimor dhe edukativ duke e kthyer në park rekreativ. FNSH nënvijëzon se bashkia e Tiranës nuk e ka “as mision, as funksion dhe as kapacitetet” që të administrojë një institucion të arsimit shkencor.

Në përfundim FNSH i kërkon kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku të tërheqin dhunën verbale mediatike dhe fjalorin poshtërues ndaj stafit të fakultetit.

“Kjo gjuhë nuk i shërben dialogut konstruktiv dhe frymës së bashkëpunimit midis institucioneve tona,” përfundoi FNSH.

/www.reporter.al/

Etiketa: Fakulteti i Shkencave të Natyrëskopshti botanik

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para
Tabaku: KLSH zbulon se qeveria ka manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit

Tabaku: KLSH zbulon se qeveria ka manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com