Selia e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bruksel u bastis nga policia belge. Kontrolli i beftë ka të bëjë me një rast korrupsioni që nuk lidhet me “Katargate”. Deri më tani raportohet se Policia ka sekuestruar kompjuterët e Mario Voight, kreu aktual i CDU.
Në një deklaratë zyrtare pas kontrollit, Partia Popullore Evropiane konfirmoi se përfaqësues të autoriteteve policore belge dhe gjermane vizituan selinë e partisë në Bruksel.
“Partia po bashkëpunon me transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës,”- thuhet në deklaratë.
Sipas informacioneve, në fokus të hetimeve është Mario Voight, i cili në vitet 2018-2019 kishte marrë përsipër fushatën dixhitale të EPP-së në zgjedhje dhe aktualisht është kreu i CDU-së në Turingi.
Prokuroria po heton nëse Voight ka marrë para “nën dorë” nga kompania që kishte marrë përsipër fushatën elektorale dhe nëse EPP kishte dijeni për këtë transaksion.
The post Kontrolle të befasishme të policisë në zyrat e PPE appeared first on 27.










