Konsulli shqiptar letër Cakajt për lirimin nga detyra: Çnjerëzore dhe e paargument! Djalit tim i digjet shkolla – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konsulli shqiptar letër Cakajt për lirimin nga detyra: Çnjerëzore dhe e paargument! Djalit tim i digjet shkolla

19:25 | 03/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari i parë i konsullatës shqiptare në Selanik, Artur Porpollogu i është drejtuar me një letër të hapur ministrit në detyrë Genc Cakaj ku shpreh indinjatën për lirimin nga puna në datën 30 prill.

Konsulli e cilëson të pamoralshëm, të padrejtë dhe pa asnjë argument lirimin e tij nga puna gjë që ndikoi drejtëpërdrejtë edhe në të ardhurat e tij familjare.

Porpollogu shprehet se lirimi i tij i befasishëm nga puna ka penalizuar ndjekjen e shkollës së djalit tij 16 vjeçar.

Read more

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Konsulli tha se do përdori çdo formë ligjore për të qetësuar sadopak shpirtin e djalit të tij 16 vjeçar, që kjo histori të mos përsëritet.

Artur Porpollogu

Drejtuar z. Cakaj, zv/ministrit me atribute ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. Në mungesë të reagimit tuaj kundrejt kërkesës/observacionit tim, e quaj plotësisht të moralshme dhe të drejtë që mesazhi im të bëhet i drejtpërdrejtë dhe për publikun.

Nuk do ndalem shumë tek arroganca juaj e pakuptimtë, e menjëhershme dhe pa asnjë argument të lirimit tim nga detyra sesa më pas për mosreagim dhe injorim total ndaj kërkesës time për t’i dhënë mundësinë djalit tim, Enso Porpollogu, të mbarojë klasën e dytë të gjimnazit këtu në Selanik, Greqi. Sqarim, Enso Porpollogu është nxënës në vitin e dytë në (Trito Gjimnasio) në Kalamaria, Selanik.

Sa e drejtë, sa njerëzore, sa normale është që djalit tim 16 vjeç t’i digjet viti shkollor (urdhri i lirimit tim nga detyra shënon dt 30/04/2019?). Më 1 Maj, ai do duhet të lërë Greqinë, por dhe nuk do ketë asnjë të ardhur ekonomike, pasi babai i tij, Artur Porpollogu, i cili për 4 vjet e gjysmë ka punuar konsull me gradën sekretar i parë në konsullatën e RSH, në Selanik, Greqi, por me një të rënë të lapsit tënd ngelet i papunë dhe i pastrehë, jo në Shqipëri, por në një vend të huaj.

Shumë bukur i thur fjalët dhe shumë bukur mbrojte veten, duke i treguar botës se ke 28 vite refugjat, por me mua dhe sidomos me djalin tim veprove dhe provove sikur të mos kesh qenë asnjë ditë i tillë. Para se të merrje vendimin tënd arbitrar, duhej të pyesje. Mësoje, pra, se unë kam refugjat po kaq vite sa t’i ke vitet e jetës. Nuk e di ku ishe ti, por unë gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar me djersën e ballit dhe me nder. Kam qenë në mes dhe me komunitetin e emigrantëve, të të gjithëve, pa përjashtim.

Nuk e di ku ishe ti, por në 2009 dhe 2013 isha ne rreshtin e parë të përpjekjeve dhe me kontributin maksimal nga kursimet e mia prej emigranti, që me ndryshimin e ekzekutivit në Shqipëri të ndryshonte situata, edhe në përfaqësimin tonë diplomatik në vendin ku unë punoja dhe jetoja, ndaj u ndjeva i vlerësuar kur më ngarkuan detyrën, përmes së cilës do kontribuoja në zgjidhjen e problemevem të cilat jo vetëm që i njihja, por i kisha përjetuar në kurrizin tim.

Jam krenar që dhe unë kontribuova sadopak në arritjet e padiskutueshme, që u bënë në 5 vitet e fundit në shërbimin tonë konsullor kudo në botë. Që prej ditës së parë në detyrë dhe deri ditën kur ju me liruat nga detyra kam përmbushur më së miri dhe në mënyrën më drejtë standardet, të cilat do duhet të këtë çdokush që merr përsipër të përfaqësojë Shqipërinë si diplomat në një vend të huaj. Kam performuar absolutisht në mënyrën më të mirë, duke pritur e shërbyer çdo qytetari shqiptar, i cili është drejtuar në sportelet e konsullatës shqiptare në Selanik.

Meqë e keni provuar të qenurit për shumë vite refugjat, duhet të keni provuar se aty humbet çdo nocion i militantizmit apo qëndrimit partiak, pasi me bashkatdhetarët në dhe të huaj asgjë nuk na ndan, por veç na bashkon. Për punën dhe performancën time, ju duhej t’u referoheshit vlerësimeve të drejtuesit të përfaqësisë diplomatike, përfundimet e nxjerra nga auditimet e ndryshme, si dhe mesazheve të vetë qytetarëve, që jetojnë e punojnë në Greqi.

Kur ju drejtova kërkesën time mëse të drejtë isha i bindur që nuk do ndryshonte asgjë, pasi ti je një djalë i ri dhe nuk mund të kuptosh se çdo të thotë t’i privosh prindit të drejtën e punës dhe aq me tepër në kontributin për vendin e tij dhe për pasojë të vështirësosh dhe rrezikosh direkt të ardhmen e fëmijës tij. Unë nuk të lutem ty, jo vetëm për faktin dhe arsyen e vetme se për diçka që të takon duhet të luftosh që ta fitosh, por edhe për faktin se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar, një realitet ku besimi dhe shpresa, lindur nga idealet, përfundojnë si një flluskë sapuni e keqpërdoren vetëm për interesa personale.

Ju kuptoj dhe fal çdo gjë, qoftë dhe llumin që hodhët mbi mua, anonçimin skandaloz të emrave tanë në media, ashtu si dhe papërgjegjshmërinë tuaj për të lënë vakantë dy përfaqësitë tona këtu në Greqi, ku është dyndja më e madhe e emigrantëve. Por jo, vetëm një gjë nuk jua fal dhe do luftoj në mënyrën më të mundshme ligjore, por edhe atë morale për të qetësuar sadopak shpirtin e trazuar të djalit tim 16-vjeçar, që nesër, ky akti juaj i paprecedent të mos përsëritet më kurrë. Nëse jeni sadopak i vërtetë në atë çka pohuat mbi shijen e hidhur të jetës suaj fëmijërore gjatë luftës në Kosovë, më thoni, ju lutem, çfarë shije po lini në kujtesën e këtij 16-vjecari kur për dy muaj po e largoni nga bankat e shkollës?

Etiketa: Artur Porpollogugent cakajlirim nga detyraSekretari i parë i konsullatës shqiptare në Selanik

Të Lidhura

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

nga 27
22:41 | 04/02/2026
0

InsideStory realizoi analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin. Në...

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

nga 27
22:21 | 04/02/2026
0

Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

nga 27
22:07 | 04/02/2026
0

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht...

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Para
Gazmend Bardhi: Nuk jemi në betejë për pushtet, por në betejë për demokraci

Gazmend Bardhi: Nuk jemi në betejë për pushtet, por në betejë për demokraci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com