Kongresi socialist dhe nostalgjia e vjetër e “sindromës së KPD” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi socialist dhe nostalgjia e vjetër e “sindromës së KPD”

11:39 | 30/01/2016
në Uncategorized
0

 

Nga: Skënder Minxhozi

Kongresi i 19 marsit ka rindezur zjarrin e vjetër të debatit brenda PS. Një parti e mësuar me këtë ritual që nga dita e parë e themelimit të saj. Megjithëse u shty për në fillim të pranverës, megjithëse pritet të ketë ndryshime statutore që synojnë t’ja bëjnë më të qetë jetën kryetarit Rama, sërish forumi më i lartë i PS ka shkaktuar valët e para sizmike. Dhe ashtu siç pritej, i pari që i dha startin këtij tërmeti të vogël të brendshëm, është personi që shumëkush e ka parë këto dhjetë vjetët e fundit, si rivalin kryesor të Edi Ramës për poltronin e kryetarit: Ben Blushi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ka mjaftuar shkëndia e ndezur nga Blushi, që opinioni publik të risjellë në mendje sindromën e famshme të KPD-së së dikurshme, të një kohe kur partia më e madhe e të majtës nuk kishte një rivale të vogël brenda krahut të saj ideologjik dhe kur Ilir Meta i zhvillonte betejat me Nanon nga njëri kat në tjetrin, brenda godinës së partisë.

Ikja e LSI në vitin 2004 dhe dalja e partisë në opozitë një vit më vonë, i qetësoi ujrat në PS. Por vetëm përkohësisht. Pasi në dallim nga Fatos Nano që iku dhe nga Ilir Meta që krijoi strehën e tij politike, Edi Rama i zgjedhur në tetor 2005, kishte projektin e tij të qartë politik: atë lançimit brenda PS të një gjenerate të re drejtuesish, të cilët do të mbartnin stampën e tij politike. Një proces ky që nuk ka kaluar pa turbulenca dhe vrenjtje buzësh. Më së pari nga ana e Ben Blushit dhe përkrahësve të tij, e më tej akoma nga ana e brezit të vjetër të politikanëve që Rama gjeti në PS, me Gramoz Ruçin në krye.

Sot këto frymëzimë alternative janë dobësuar, me forcimin gradual të Ramës dhe prurjet e reja që ai ka sponsorizuar në të gjitha shkallët e Partisë Socialiste. Por dy vjet qeverisje problematike dhe një sjellje përgjithësisht shpërfillëse e kryetarit ndaj strukturave të partisë dhe oponentëve të tij, ka bërë që zërat kundër të fillojnë të dalin nga letargjia politike. Dhe ku i dihet, kongresi mund të jetë momenti që Rama të përballet jo më me murmurimat nën zë të atyre që nuk e duan, por me diçka shumë më të organizuar. Me gjasë kryeministri po e ndjen dhe vetë pozitën delikate ku ndodhet, për pasojë ka shpejtuar të shuajë shpresat e rivalëve, përmes ndryshimeve në statut, që do e bëjnë të pa sfidueshëm mandatin e tij në krye të partisë.

Gjithsesi klima në PS, dy vjet e gjysëm pas marrjes prej saj të frenave të qeverisjes, nuk është nga më të favorshmet. Me një bazë partie që ka jo pak arsye për të qenë e pakënaqur, me kundërshtarët brenda forumeve që po fillojnë të ngrenë zërin dhe të ashpërsojnë kritikat, si dhe me reformat e që po vonojnë të japin rezultate dhe akuzat në rritje për korrupsion e keqqeverisje, Rama do ta ketë më të komplikuar drejtimin e anijes së maxhorancës. Aq më tepër, në kushtet kur aleati kryesor në koalicion dhe opozita, po vijojnë të bëhen kërcënuese për stabilitetin e kabinetit të tij.

Në këto kushte, kongresi vjen në momentin më të papërshtatshëm, pasi një pjesë nga axhenda e maisur e problemeve rrezikon të derdhet rrezikshëm në foltoren e këtij forumi të lartë. Duke krijuar situata që sot është e vështirë të kalkulohen.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Foto dite

Shtëpia e Ismail Kadaresë pas rindërtimit. Foto LSA / Adnan Beci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

09:59 | 20/12/2025
Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

09:45 | 20/12/2025
1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

09:29 | 20/12/2025
Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

09:17 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –
  • Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –
  • 1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –
  • Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –
  • S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com