Pas shume debatesh, kongresi i PS votoi për referendum, një kërkesë e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, propozoi hedhjen në votë të kërkesës së Ramës për referendum. Me shumicën e delegatëve të kongresit, u vendos që më datë 9 prill të thirret anëtarësia e PS-së në referndum për të votuar: Nëse duhet të ketë apo jo zgjedhje për kryetarin e partisë. Referndumi mori vetëm gjashtë vota kundër. Ishte Ben Blushi dhe mbështetësit e tij të cilëve iu bashkua edhe Fatmir Xhafa, i cili argumentoi se miratimi i statuti të PS-së nga kongresi i sotëm, e bën të pamuundur referndumin. Por Gramoz Ruçi argumentoi se çështja e referndumit është politike dhe jo thjesht interpretim statuti.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...









