Një i vdekur dhe një i plagosur pas një konflikti me armë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, në lagjen 17, pranë Ujësjellësit ndërsa viktima është Asllan Kërtusha 30 vjeç , i cili njihej si person me precedent të mëparshëm penal. I plagosur ka mbetur B.K 34 vjeç. Sipas policisë “dy personat nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me njëri tjetrin. Gjatë konfliktit Asllan Kërtusha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të 34-vjeçarit. Në konfliktin midis dy shtetasve të mësipërm është përfshirë edhe pronari i lokalit, i cili e ka nxjerrë nga lokali dhe në derën e jashtme të lokalit, i ka marrë armën Kërtushës dhe e ka gjuajtur. Për pasojë, janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë dy shtetas, konkretisht B.K.34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe Asllan Kërtusha, 30 vjeç banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Kërtusha është person i njohur nga Strukturat e Policisë. Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe 3 fishekë.”
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...









