Eshtë në interesin publik kthimi i nismës sa më parë në ligj”
Nisma ligjore e LSI që koncesionet të mos jepen nga qeveria, por nga Parlamenti ka gjetur mbështetjen e Konfindustrisë. Ky grupim biznesi me anë të një njoftimi për shtyp, e cilëson interes publik kthimin e kësaj nisme sa më shpejt në një ligj. Sipas tyre kjo do të mundësojë eleminimin e monopoleve, shmagien aktuale të konkurencës dhe paaftësinë e vendit pëtr tërhequr investimet e huaja.
Konfindustria e shikon si një shqetësim të madh edhe shmangien e Autoritetit te Konkurences nga vendimarrja e deritashme për koncesionet dhe PPP.