Zv. Presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kamala Harris do të jetë pjesëmarrëse bashkë me pjesën tjetër të liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Gjatë takimit tema kryesore do të jetë lufta që po zhvillohet në Ukrainë.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të jenë mes atyre që do të flasin të premten, ditën e parë të samitit tre-ditor. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video.
Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një postim në Twitter të premten në mëngjes: “Ka kaluar pothuajse një vit që kur Rusia solli një luftë imperialiste në kontinentin tonë. Në konferencën e sigurisë në Mynih le të rinovojmë angazhimin tonë për një rend global të qeverisur nga sundimi i ligjit – jo e drejta e fuqisë”.
Zyrtarët e qeverisë ruse nuk u ftuan në konferencën e sigurisë të këtij viti.