Vetëm pak minuta pas deklaratave të presidentit Ilir Meta në konferencën para gazetarëve, ka reaguar zëdhënësja e Partisë Socialiste dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Spiropali se vendi ynë ka një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin duke e krahasuar me aktorin Bes Kallakun e Portokallisë.
“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thote Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin “, shkruan Spiropali në Tëitter.