Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në FB ka bërë të ditur se në 2 janar 2017 në Tiranë do të zhvillohet koncerti nga violinist Shkëlzen Dolli me ansamblin e filarmonisë së Vienës.
Rama në FB: Koncerti i Vienës në Tiranë! Një ëndërr bëhet realitet. Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dollin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vienës, një koncert i jashtëzakonshëm.