Koncerti i zhvilluar në sheshin “Skëndërbej” në kaudër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjes së negociatave me BE-në, u shoqërua me urime nga zyrtarë dhe figura të larta të vendeve të ndryshme, përfshirë këtu presidentin amerikan, Joe Biden. Urimeve iu bashkua dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen e cila nëpërmjet një video mesazhi në koncertin festiv në Tiranë uroi shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.
Sa çast prekës dhe historik, kështu e nisi fjalimin e urimit presidentja e PE, teksa falënderoi në fund të fjalimit në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët për punës dhe suksesin që arritën për hapjen e negociatave me BE-në.
“Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe për BE-në. Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festimeve tuaja. Urime nga thellësia e zemrës sime. Më n ë fund mund të nisim negociatat. Ky është mbi të gjitha suksesi juaj. Falë jush mbi të gjitha, ju siguruat që të hapen negociatat, çuat në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj evropiane. Ju forcuat shtetin ligjor. Një e ardhme e bërë nga e Evropa, e bërë nga ju. Faleminderit”, tha presidentja e PE.
Kancelari austriak Karl Mehammer, po ashtu ka dhënë një mesazh me rastin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mesazhi i tij është transmetuar gjatë festës në sheshin Skënderbej, teksa tha se “Europa nuk është e plotë pa Shqipërinë”.
Edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis uroi sonte nëpërmjet një video mesazhi Shqipërinë dhe shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.
Teksa uron shqiptarët për këtë sukses, Mitsotakis tha se Greqia ka qenë mbështetës i madh për perspektivën evropiane të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003.
“I dashur Edi, të dashur qytetarë të Shqipërisë fqinje jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet tuaja. Urime të gjithëve për arritjet tuaja. Sot gëzojmë me ju, sepse besojmë se ju e keni merituar. Greqia ka qenë një mbështetëset i madh i perspektivës evropiane për të gjithë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në 2003-in, duke luajtur rolin e avokatit mbrojtës për ju. Greqia si fqinji juaj i afërt ju uron më të mirat. Urime Shqipëri!”-tha Mitsotakis.