• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komuniteti i Gazetarëve reagon ndaj Ramës: Po shkel ligjin, zyrtarët duhet të jenë transparentë

21:20 | 02/07/2022
në Shqiperi
0

Në Tiranë, organizata të gazetarëve, pedagogë dhe analistë të njohur reaguan lidhur me pezullimin tremujor nga konferencat e shtypit, që kryeministri Rama i komunikoi një gazetari, me shpjegimin se pyetja e tij ishte jo-etike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkoi kryeministrit të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata bëjnë, si akte që shënojnë rënie të lirisë për informim.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Kryeministri Edi Rama refuzoi t’i përgjigjej të premten pyetjes së gazetarit Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte bërë një pyetje joetike.

“Do të kalosh në riedukim, si Ambrozia, për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim. 3 muaj. Përgjigjen e radhës do ta marrësh pas 3 muajsh në tetor” – tha zoti Rama.

Kjo është hera e dytë që zoti Rama “çon për riedukim” përfaqësues të shtypit. Ngjashëm ai “çoi për riedukim” disa muaj më parë gazetaren Ambrozia Meta menjëherë pas një pyetje që ajo i bëri gjatë një konference me shtypin.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se ndëshkime të tilla janë të pazakonta dhe të panjohura në komunikimet e udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat.

Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, tha se ndërhyrja e kryeministrit dje ishte një akt i përsëritur penalizimi të gazetarit për shkak të pyetjes, gjë që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për t’u informuar dhe shënojnë rënie të lirisë për informim.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Përsëritja e rasteve të tilla do të shkaktonte reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare” – tha zoti Çipa.

Drejtuesja e Organizatës së Verifikimit të Fakteve “Faktoje.al”, Klodiana Kapo, thotë se liria e mendimit dhe shprehjes, liria e të kërkuarit llogaridhënie me fakte dhe burime janë elemente bazë të gazetarisë, që e forcojnë edhe demokracinë.

“Zyrtarët e lartë të zgjedhur kanë detyrim të jenë transparentë, të hapur ndaj llogaridhënnies, sepse kjo forcon demokracinë e vendit dhe rrit besimin ndaj institucioneve publike, i cili është në nivel shumë të ulët. Një nga elementët kyç të pnës së një gazetari është të kërkojë fakte dhe t’i verifikojë ato, për të thënë të vërtetën, për të informuar. Kjo as nuk mund të dënohet, as nuk mund të shantazhohet” – thotë zonja Kapo.

Masa ndëshkuese e kryeministrit Rama ndaj gazetarit Muka cilësohet si e paqartë në kuptimin juridik dhe administrative nga pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu. Ai thekson se në komunitetin e gazetarëve nevojitet solidaritet, që këto lloj masash të mos përsëriten sa herë që artikulohen pyetje të papëlqyeshme ndaj zyrtarëve në të gjithë nivelet e administratës.

“Mendoj se pyetja e gazetarit nuk ishte jo-etike. Ishte pak sarkastike, por nuk ishte jo-etike. Ndërsa vendimi i kryeministrit ishte arrogant. Në vend që të jepte një përgjigje shteruese, ai dha një përgjigje dënuese. Mendoj që gazetarët janë lënë vetëm nga pronarët, nga shoqatat, dhe nga vetë njëri tjetri. Nuk shoh ndonjë solidaritet midis kolegëve” – thotë zoti Bregu.

Analisti i politikës dhe ekspert i gazetarisë, Lutfi Dervishi, thekson se nga përdorimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale, zyrtarët po ngushtojnë përherë e më shumë komunikimin me gazetarët.

Zyrtarët, thotë ai, ndjehen të habitur kur në përballjet e rralla me gazetarët ndeshen me pyetje sfiduese, por pyetjet janë për të marrë përgjigje dhe jo për të marrë ndëshkim.

“Është përtej imagjinatës që të shpallen ndëshkime ndaj gazetarit për pyetjen qe bën. Një gazetar i lirë ka të drejtën e shenjtë për të bërë pyetje sfiduese. Nuk është shkelje ligji, as blasfemi nëse gazetari në pyetjen e tij përdor sarkazmën. Është më mirë le ta teprojë gazetari, se sa ta teprojë pushtetari. Përdorimi nga ana e kryeministrit i termit “riedukim” është një atavizëm që vjen nga Revolucioni Kulturor Kinez i shekullit të kaluar. Ndëshkimi i gazetarëve është thjesht një gabim” – thotë zoti Dervishi.

Shqipëria ra me 20 vende në Indeksin Botëror të lirisë së Shtypit, përgatitur nga organizata “Reporterëve pa Kufij”, duke u renditur në vendin e 103 nga 180 për vitin 2022.

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë në raportet e tyre se kuadri ligjor për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit nuk zbatohet plotësisht në praktikë dhe ka shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të informimit dhe të shtypit, të cilat vazhdojnë.

Ato theksojnë se për gazetarët në Shqipëri është mjaft e vështirë për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të vështira të punës./ Marrë nga VOA

Etiketa: gazetareRama

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
17-vjeçarja qëllon me thikë vëllain e saj në Lushnje

Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur në Sarandë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Samiti Brukselit, pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi –

Liderët e BE-së takohen në Bruksel për Ukrainën –

08:27 | 23/03/2023
Euro ka prekur fundin, ja arsyet reale të rënies drastike –

Këmbimi valutor 23 mars, sa shitet e blihet euro e dollari –

08:15 | 23/03/2023
Stadiumet në Gjermani ndryshojnë emrat për ‘Europian 2024’ –

Stadiumet në Gjermani ndryshojnë emrat për ‘Europian 2024’ –

08:11 | 23/03/2023
Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit? –

Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit? –

07:57 | 23/03/2023
Tërmeti i fortë godet Indonezinë

Tërmet i fortë në Shqipëri –

07:53 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE-së takohen në Bruksel për Ukrainën –
  • Këmbimi valutor 23 mars, sa shitet e blihet euro e dollari –
  • Stadiumet në Gjermani ndryshojnë emrat për ‘Europian 2024’ –
  • Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit? –
  • Tërmet i fortë në Shqipëri –
  • Të rinjtë ikin, “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE-së takohen në Bruksel për Ukrainën –
  • Këmbimi valutor 23 mars, sa shitet e blihet euro e dollari –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com