Komunitetet fetare: Ndërtoni ura dhe jo mure, të shqetësuar për retorikën e dhunshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komunitetet fetare: Ndërtoni ura dhe jo mure, të shqetësuar për retorikën e dhunshme

09:00 | 13/05/2017
në Shqiperi
0
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Brucaj, Arqipeshkvi i Tiranes dhe Durresit, Monsinjor George Frendo dhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos, gjate nje pritje ne Pallatin e Brigadave, me rastin e 104 Vjetorit te Pavaresise./r/n/r/nHead of the Albanian Muslim Community Skender Brucaj, Archbishop of the diocese of Durres and Tirana, George Frendo and Archbishop, Anastas Janullatos, during a reception at the Palace of Brigades, on the occasion of 104 anniversary of independence.

Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar për situatën politike në vend, ku shprehin shqetësim për mungesën e dialogut si dhe për retorikën e dhunshme që përdoret sipas tyre.

Me anë të një deklarate për mediat, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore njëzëri pohojnë se diejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale për shoqërinë shqiptare.

Deklarata
Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e veprimtarisë tonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast në të kaluarën, dëshirojmë t’i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.
Nuk është detyra jonë të gjejmë apo të tregojmë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar. Ajo është punë e politikës, e cila ka fushën e saj të veprimit dhe është e mandatuar nga populli për këtë gjë. Falënderojmë Zotin për shumë punë të mira që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, si edhe për seriozitetin e shumë njerëzve që punojnë pa u lodhur, edhe pse shpesh të panjohur, në zbatim të ligjit e për të mirën e shoqërisë.
Por gjithashtu, ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e në mënyrë të veçantë:
•për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve, që janë një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqiptarëve;
•për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet nëpërmjet kanaleve të informimit publik dhe në rrjetet sociale nga ana e atyre që mbajnë poste apo kanë pozicione publike dhe të rëndësishme në jetën e vendit;
•për dukuritë e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve narkotike, që dëmtojnë sot dhe në të ardhmen jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre;
Të gjitha këto që u thanë më sipër mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht.
Prandaj, ne ftojmë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të mëdha:
•për ndërtimin e urave dhe jo të mureve. Duhet një dialog i sinqertë, i bërë në shumë nivele, duke përfshirë sa më shumë aktorë dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyni në politikë. E mira e popullit është synimi juaj madhor.
•për uljen e toneve të retorikës së dhunshme dhe përçmuese ndaj kundërshtarit politik. Kjo vetëm nxeh gjakrat dhe nxit veprime të dhunshme.
•për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë të veçantë e sidomos u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e tundimit të shitblerjes së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës që është buka e fëmijëve. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi për zgjedhjet, që të luftojnë të gjithë dukurinë e shitblerjes së votës dhe kërcënimit për vendin e punës.
•për krijimin e kushteve që ligji dhe e drejta të sundojë në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Po ashtu bëjmë thirrje që çdo nismë qytetare dhe politike për të shprehur mendimin dhe dëshirat të shërbejë për të mirën e përbashkët dhe të shmangë çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institucioneve.
Të bindur se me anë të kësaj deklarate po japim një kontribut për mbarëvajtjen e vendit, ne do të vazhdojmë të lutemi për të ardhmen dhe mirëqenien e vendit tonë.
Tiranë, 12 maj 2017

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Etiketa: Kisha KatolikeKisha Orthodhokse AutoqefaleKomunitetet fetarekomuniteti myslimanKryegjyshata Botërore e Bektashinjëvendërtoni uraretorikëVëllazëria Ungjillore

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Masakrat në Çamëri, janë në mënyrë të pamohueshme genocid

Masakrat në Çamëri, janë në mënyrë të pamohueshme genocid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com