Pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Paloka shprehet se se Rama ka vendosur të zhytet edhe më thellë në çmendurinë e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.
“Ai që emëroi Valdrin Pjetrin dhe që vazhdon të mbrojë Kajmakun, kërcënon me shkarkim Presidentin e Republikës vetëm sepse në zbatim të detyrave të tij kushtetuese mori vendime që prishen planet e Ramës për të futur vendin në gjakderdhje”, shkruan Paloka në shënimin e tij.
Ja postimi i tij i plotë:
Vazhdimi i lojës me të ashtuquajturin “komision hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës” tregon qartazi se Rama ka vendosur të zhytet edhe më thellë në çmendurinë e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.
Ai që emëroi Valdrin Pjetrin dhe që vazhdon të mbrojë Kajmakun, kërcënon me shkarkim Presidentin e Republikës vetëm sepse në zbatim të detyrave të tij kushtetuese mori vendime që prishen planet e Ramës për të futur vendin në gjakderdhje.
Shqipërisë tanimë i është prerë rruga për hapjen e negociatave prej një qeverie të lidhur me krimin e që shkeljen e ligjit e të Kushtetutës e ka kthyer në rutinë , por nuk mund të lejojmë që çmenduria dhe babëzia e një njeriu të na kthejë vite mbrapa.
Shqiptarët meritojnë Evropën jo Edvin Ramën!