Komisioni Hetimor për 25 prillin, opozita: S’e vendosi ju kush do të thirret dëshmitar/ Gogu: Të çelet sa më parë hetimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni Hetimor për 25 prillin, opozita: S’e vendosi ju kush do të thirret dëshmitar/ Gogu: Të çelet sa më parë hetimi

11:49 | 22/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mbledhja e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit është shoqëruar me debate mes opozitës dhe përfaqësuesve të maxhorancës, pasi nuk po dakordësohen për rendin e ditës dhe rregulloren.

Përfaqësuesi i PD-së, Gazmend Bardhi tha se maxhoranca nuk mund të vendos se kush do të thirret dëshmitar në këtë komision, apo të ndryshojë rregulloren përmes forcës së kartonëve.

Në këtë linjë ishte dhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili bëri të qartë se nuk do të ndryshojë ligji që përcakton përmbajtjen e këtyre komisionve, i cili është miratuar nga Kuvendi. Ndërkohë, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, që përfaqëson PS-në, tha se maxhoranca një orë e më parë pret të nis diskutimi për rendin e ditës dhe të çelet sa më parë hetimi.

Read more

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

PJESË NGA DISKUTIMI

Bardhi: Zoti Kryetari po diskuton rregulloren, por e respekton. Na diktoni se kë do të thërrasim dëshnitar, me votë shumice. Ju kujtoj se ky komision është ngritur me kërkesë të pakicës parlamentare, është e drejtë kushtetuese e tyre. Nëse ju doni që me forcën e kartonit të na diktoni se këtë të thërrasim ne. Është kërkuar nga komisioni thirrja si dëshmitar, kryetari juaj, kryeministri Edi Ram. Ne nuk mund të bashkëjetojmë në një sallë ku shkelet ligji. Jeni këtu se ju ka caktuar partia për të mbrojtur vjedhjen e zgjedhjeve. Ju hetoni çfarë të doni, ne do të hetojmë ça duam. Nuk na diktoni dot. Nuk bëhet çdo gjë me forcë kartoni, se kush janë veprime të ndërmjetme e përcakton ligji. Traditën parlamentare, eksperiencën ndër vite të marrë nga Kuvendi, do të duhet ta respektojmë. Kemi 45 minuta dhe nuk kemi hyrë në rendin e ditës.

Bylykbashi: Ndoshta duhet të qartësojmë pak idetë se për çfarë është ky ligj. Ky nuk është komision bipartizan, ato janë përdorur për reformën zgjedhore. Ky komision drejtohet nga ai që e ka kërkuar krijimin e komisionit. I vetmi deputet që ka qenë në atë kohë, ka qenë deputeti Koçi. Ky ligj është hartuar për të rregulluar hetimin e zgjedhjeve. Ky ligj është bërë vetëm për atë. Ky ligj është bërë për të hetuar zgjedhjet. Më pas çështjet e tjera. Praktika që vendosi ky ligj për marrjen e provave, për hetimin e zgjedhjeve, pa u penguar, është e konsoliduar për hetimin e tyre. më pas le të vendosë maxhoranca dhe të dalë me raport dhe të thotë; ne nuk i vodhëm zgjedhjet. Provën s’ja merr dot askujt. Gjykata Kushtetuese ka caktuar5 qartë, përkundër tentativave tuaja për të bllokuar komisionet hetimore, e cila i ka dhënë të drejtë pakicës të ngrejë komisione. Ju po kërkoni që me rregullore të ndryshoni ligjin. Këto ë kërkoni ju, nuk ekzistojnë në rregullore. E vetmja arsye është se kërkoni e një rregull procedurial, në kundërshtim me ligjin, që të bllokoni marrjen e provave. Harrojeni se në këtë komision do të vendoset precedenti që me votim, si maxhorancë të ndryshoni ligjin. Nëse keni siklet për këtë hetim parlamentar, edhe në 2005 nuk ka qenë ky rregull që kërkoni ju. Provat janë marrë të lira, të papenguara. Nuk mundet që ky komision të ndryshojë një ligj që e ka miratuar parlamenti.

Vasili: Meqë këtu pretendohet që mos të bëhet politikë, në fakt bëhet, më shumë. Është e qartë se është një pozicion i caktuar, nuk ka surpriza. Njerëzit që na ndjekin duan të dinë se çfarë thotë ligji. Nuk ka bashkëdrejtim të komisionit. Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari i komisionit.

Gogu: Zoti kryetar, ju rikujtoj që mbarëvajtja e mbledhjes nuk po sigurohet nga drejtimi juaj. Zoti Bardhi, zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili kanë nisur dhe po bëjnë diskutimin në parim, dhe po diskutojnë për nene përkatëse. Minutazhi që po vinii në dispozicion, i shërben akuzave, madje fryrjeve, etiketimeve, si; idiotësi, dëngla, bllokues, dhe gjuha trupore që e miraton këtë gjë përkundrejt anëtarëve tanë. Kemi zgjedhur qe të heshtim. Duam të çelim një orë e më parë hetimin. Kemi ardhur këtu si parlamentar që të hetojmë dhe të miratojmë rregullat e brendshëm. Nëse do çelni në parim rregullat e rregullores, deklarojeni. Nëse keni vendosur që të caktoni de-facto një zëvendëskryetar tjetër, ju kujtoj se jemi duke pritur. Ka 45 minuta ku presim të miratojmë në parim rregulloren.

Alibeaj: 
E kuptoj se kam atakime si nga e majta dhe e djathta, por kam një mburojë të madhe, ligjin dhe të drejtën.

Etiketa: Gazmend BardhiKomisioni Hetimor për 25 prillinmaxhorancaPërfaqësuesi i PD-së

Të Lidhura

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

nga 27
09:23 | 17/03/2026
0

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët...

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

nga 27
09:17 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

09:07 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

nga 27
08:45 | 17/03/2026
0

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e UEFA Champions League, me katër përballje të kthimit për fazën e 1/8-ave, ku do...

Para
Pse ambasadorët e huaj po “mësyjnë” në zyrën e Lulzim Bashës?

Soreca i dorëzon Bashës raportin e KE: Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve për BE

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

09:23 | 17/03/2026
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:17 | 17/03/2026
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:07 | 17/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

08:45 | 17/03/2026
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

08:43 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –
  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –
  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com