Gëzimin e tij për nipin e ndan me tjetërt në ministerialin e Durrësit
“Kjo është një ditë me fat për mua”. Në këtë mënyrë e ka ndarë gëzimin e tij me të tjetër Komisioneri Evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn, sot në Ministerialin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Durrës. Lajmin e ardhjes në jetë të nipit të tij, ai e ka marrë pikërisht gjatë këtyre punimeve. Hahn është sot në ditën e fundit të vizitës së tij në Shqipëri. Një ditë më parë ai drejtoi në Tiranë, tryezën e bisedimeve të nivelit të lartë Shqipëri – BE.