Komisariatet ndahen veç për tifozët e Romës dhe Feyenoord

0
55

Masa drastike janë marrë për finalen e Conference League ,pas spitaleve edhe komisaritet do të ndahen për tifozët e Romës dhe Feyenoord.

Tifozët e Romës do të shoqërohen në drejtorinë e Tiranës.

Ndërsa tifozët e Feyenoord do të shoqërohen në komisariatin nr.6., nëse do të ketë raste të dhunës njësoj si ajo e mbrëmjes së djeshme.

Urgjenca Kombëtare do të dërgojë dy autoambulanca pranë stadiumit “Air Albania”, njëra do të qëndrojë pranë tunelit dhe tjera në ambientet e jashtme, për të qenë në gatishmëri për çdo të papritur.

Po ashtu do të jenë në dispozicion shtatë ekipe infermierësh,  një prej tyre në tribunën VIP, ndërkohë që të tjerët do të jenë ekipe në lëvizje.

Për të shmangur konfrontime, në rast se do të ketë nevojë për shoqërime në spital, tifozët e holandezë do të transportohet drejt spitalit  të Sanatoriumit, ndërsa ata italianë drejt Traumës.