Komedia (1927): Intervista ekskluzive e Aleksandër Moisiut, në lidhje me debutimin e tij në Paris – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komedia (1927): Intervista ekskluzive e Aleksandër Moisiut, në lidhje me debutimin e tij në Paris

19:45 | 25/03/2018
në Shqiperi
0

Gazeta pariziene, Comoedia, ka botuar, të dielën e 9 tetorit 1927, në ballinë, intervistën ekskluzive të zhvilluar asokohe me aktorin më të madh gjerman me origjinë shqiptare – siç e quan ajo – Z. Aleksandër Moisiun, të cilën, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Franca ka një stil”, “Gjermania është një laburator”, na tha z. Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisi ka lindur në Trieste, nga një baba shqiptar dhe një nënë fiorentinase. Natën e kaluar, ai ishte duke luajtur “Hamletin” në Këln. Dje, ai mbërriti në Paris në orën pesë. Në orën gjashtë më priti në hotelin e tij.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Një sallon i vogël me një tavan të artë dhe kolltuqe të kuqe. Ca valixhe të mëdha në cep, pranë një tavolinë e stolisur vetëm me një telefon, shkurtimisht, një dekor në harmoni të përsosur me këtë njeri ndërkombëtar, i cili pas dhjetë ditësh, do të niset për në Amsterdam, dhe pastaj për Amerikë.

Moisi është gjerman i natyralizuar që prej 1918, dhe ai, pa dyshim, është aktori më i madh gjerman.E pyeta atë se cilat ishin situatat krahasuese të teatrit gjerman dhe atij francez.

Aleksandër Moisiu : – Franca është vendi i traditës. Gjermania, ajo e iniciativave moderne. Gjermania rrallëherë kthehet prapa. Ajo sheh të ardhmen. Franca ka dashurinë e së kaluarës. Ju keni një stil. Ne jemi një laborator provash dhe përpjekjesh të guximshme. Tradita juaj është gjithashtu një cilësi, një virtyt. Arti duhet të jetë i vazhdueshëm. Ne neglizhojmë traditën për të hapur rrugë të reja. Arti reflekton jetën. Jeta jonë është më e shpejtë, plot gulçim. Një shfaqje që zgjat tre orë e mërzit publikun tonë. Francezët ka më shumë durim !

Pierre Lagarde : – Është herë e parë që do të luani në Paris ?

Aleksandër Moisiu : – Po. E megjithatë, kam dhënë shfaqje, në vitin 1913, në Vaudeville, në një pantomimë të “Një mijë e një netë – Mille et une Nuits” që solli Max Reinhardt :“Sumurun”. Por kujtimet kanë vdekur, ashtu siç ka vdekur ky teatër…Të hënën në mbrëmje do të jetë dita e debutimit tim këtu. Do të luaj rolin “E kufomës së gjallë – Le Cadavre vivant” në gjermanisht dhe, në frëngjisht, një pjesë tjetër të Tolstoit. “E gjithë e mira vjen nga ajo – Tout le bon vient d’elle”, në të cilën mbesa e Tolstoit do të luajë një rol të vogël e të heshtur. Kjo është hera e parë që do të luaj në frëngjisht…

Pierre Lagarde : – Çfarë mendoni për teatrin tonë bashkëkohor ?

Aleksandër Moisi çohet. Shikimi i tij bëhet më i ndritshëm.

Aleksandër Moisiu : – Teatri juaj aktual ? Është shumë më cilësor se ai para lufte. Paul Raynal është po aq i madh sa dhe poetik. Më pëlqen Lenormand, Natanson, Jules Romains. Kur të kthehem nga Amerika, do të luaj në Vjenë “Varri në Harkun e Triumfit dhe Frikacaku –  Le Tombeau sous l’Arc de Triomphe et Le Lâche”.

Pierre Lagarde : – Çfarë roli preferoni nga të gjithë ato që keni lujatur ?

Aleksandër Moisiu : – Varet. Ne nuk jemi çdo ditë i njëjti njeri. Jeta për ne lind çdo mëngjes.Por kam luajtur më shumë se 1.200 herë “Hamletin”, dhe më shumë se 1.000 herë “Kufomën e gjallë”.

Moisi u ul përsëri… Duket i shqetësuar :

Aleksandër Moisiu : – Mbi të gjitha, mos më bëni të them asgjë të pakëndshme. E dua Francën marrëzisht. Kanë thënë për mua shumë gjëra të çuditshme. A nuk kanë pretenduar, se gjatë luftës, kam fluturuar mbi Paris me një Fokker ? Çfarë absurditeti !

Aktori i madh u ngrit përsëri, i indinjuar. Ai ecën në dhomë, ndalet dhe më vështon drejt në sy :

Aleksandër Moisiu : – Nëse nuk do ta doja Francë siç e dua, me mendjen dhe zemrën time, a do të isha sot në Paris ?

Zilja e telefonit shkurton bisedën tonë. Z. Moisi duhet të përsërisë pas një çerek ore në Teatrin e Arteve. Duhet të na lë. Duke më shtrënguar dorën, ai shtoi :

Aleksandër Moisiu : – Ju jeni francezi i parë sot që u interesuat për mua… Faleminderit…

/www.darsiani.com

Etiketa: Aleksandër Moisiu

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Taksa për rrugën, deputetja e PD publikon faturën: Si do e përballojnë shqiptarët?

Taksa për rrugën, deputetja e PD publikon faturën: Si do e përballojnë shqiptarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com