“Presheva Jonë” ka raportuar se këto 48 orët e fundit mbi 2 mije forca serbe kanë zbarkuar në brezin kufitar me një makineri të rëndë luftarake.
Bëhet me dije se kufiri Serbi -Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri ne Medvegjë (Mutivode) pothuajse është blinduar nga forca të mëdha serbe.
Sipas dëshmitarëve, në Preshevë drejt Mucibabes dhe në Bujanoc drejt Konculit (Dheut te Bardhe ) orët e fundit kanë lëvizur qindra makina ushtarake luftarake te forcave serbe, si xhipa, kamion, pizgauer, drejt kufirit me Kosovën.
I menjëhershëm ka qënë ragimi i kryeministrit serb Vuçiç drejtuar Kosovës “askënd nuk do ta tolerojmë të vrasin serbet”. “Nuk mundi të besojë së Kosova pa e pyetur as NATO-n dërgoi ROSUn në veri ..” nënkupton se mund te ndodhë gjithçka edhe forcat serbe te futen ne Kosovë ne emër të “mbrojtes së popullatës serbe ne provincë” me arsyetimin se edhe “shqiptarët nuk pyeten askënd qe nxorën forcat e veta drejt kufirit..”
Sipas tij “Prishtina ka dërguar 18 autoblinda në veri të Kosovës, me qëllim që të krijohet konflikt”.