Kokëdhima detajet e takimeve me Ramën: Jam pjesë e së majtës, do punoj me socialistët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokëdhima detajet e takimeve me Ramën: Jam pjesë e së majtës, do punoj me socialistët

09:21 | 24/09/2016
në Uncategorized
0

Ish-deputeti Koço Kokëdhima i ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Oktapod”, ka folur në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për mbetjet urbane si dhe disa detaje me mardhënien e tij me Ramën.

“Jam takuar rregullisht me zotin Rama, jam takuar çdo muaj. Jam pjesë e Partisë Socialiste. Do të lë gjurmën time në politikë. Unë jam i majtë i deklaruar, kam zbatuar politikën e të majtës gjithmonë, jam ithtar i Partisë Socialiste. Unë jam socialist dhe nuk mund ta vendos në dyshim asnjë nga ata pseudo¬socialistët. Nuk do të largohem nga politika, do të lë gjurmët e mia në politikë. Me Ramën do të bashkëpunoj dhe me të tjerët, pasi kjo është detyra ime”, është shprehur Kokëdhima.

Nga ana tjetër ai pohoi se ligji për mbetjet është një kosto e madhe për socialistët.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Ka pasur projekte ndër vite për ta kthyer Shqipërinë në një vend depozitimi. Ka patur një përpjekje në vitin 2004 për të ngritur një impiant në Kashar. Situata, niveli i institucioneve dhe aftësia e tyre i japin akoma më shumë të drejtë shqetësimit të shoqërisë civile. Ky ligj është i panevojshëm për mënyrën dhe kohën si u bë. Është një kosto e pamerituar për PS-në dhe socialistët kalimi i këtij ligji. Unë e kam shpjeguar edhe këto ditë. Ligji për importin e mbetjeve nuk ka asnjë lidhje organike me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Nëse qeveria do të bëjë një ligj për importin e mbetjeve duhet ta bëjë të veçantë dhe jo të përzjerë me ligjin e manaxhimit të integruar të mbetjeve, që është problem i shëndetit dhe i jetëve tona. Ligji kaloi, por kjo çështje nuk ka mbaruar. Shoqëria dhe ambientalistët nuk do të ndalojnë. Unë do t’i mbroj dhe gjithmonë kam dhënë mendimin për këtë çështje“, tha Kokëdhima.

Ai gjithashtu sqaroi se nuk ka synuar dhe nuk synon postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, që mbahet aktualisht nga Gramoz Ruçi. “Unë di të flasë vetëm me një mënyrë. Kur flas përpara qytetarëve, unë raportoj të vërtetën time. Asnjëherë nuk kam pasur as mungesën më të vogël të respektit apo mbështetjes ndaj zotit Ruçi dhe kolegëve të tjerë. Kjo është natyra ime përgjithmonë, nuk kam pasur asnjë keqdashje. Këto janë spekulime keqdashëse nga njerëz të përfshirë në politikë, të cilët e kanë kulturë të krijojnë probleme mes njerëzve dhe të bëjnë shpifje edhe aludime. Për postin e sekretarit të përgjithshëm, as nuk kam patur, as nuk kam, as nuk do të kem ndonjëherë synime.”

Kokëdhima u pyet edhe në lidhje me akuzat e tij ndaj Shpëtim Gjikës, ish¬kryetar i bashkisë së Vlorës. “Gjika nuk bën gabim që më sulmon, sepse është punë me përfitim të më sulmosh mua, me përfitim dhe jo vetëm politik. Padyshim që reforma kishte për qëllim ta nxirrte strukturën politike që ishte katandisur si bisht i kryetarëve të bashkive dhe ta çlironte. Më parë ishte një Asamble, që në masën 70-80 % ishte e punësuar në bashki. Ajo parti ishte inekzistente për të përfaqësuar opinionin publik dhe mendimet e qytetarëve. Ne ia hoqëm atë parti Shpëtimit dhe të gjithë Shpëtimëve ua kthyem qytetarëve në Vlorë dhe në bashkitë e tjera”, u shpreh Kokëdhima.

Etiketa: do punoj me socialistëtKokëdhima detajet e takimeve me Ramën: Jam pjesë e së majtës

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Briseida Shehaj tregon pse u largua nga Drejtoria e Tatimeve

Briseida Shehaj tregon pse u largua nga Drejtoria e Tatimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025
Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

22:10 | 17/12/2025
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

21:52 | 17/12/2025
Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

21:46 | 17/12/2025
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

21:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –
  • PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –
  • Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –
  • Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –
  • SPAK provoi se zv/kryeministrja kërcënoi dëshmitaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com