Nëpërmjet një reagimi në Twitter, delegacioni i bashkimit Evropian në Tiranë, ka përgëzuar sot policinë shqiptare për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë mbi 100 milionë euro.
“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës”, ka qenë reagimi i BE-së në Tiranë.