Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se importi i mbetjeve për riciklim nuk përbën asnjë rrezik për Shqipërinë pasi aktualisht janë ritur kapacitetet monitoruese në dogana. Ministri dha këtë qëndrim në lidhje me rikthimin e draftit për importin e mbetjeve në parlament.
Ky draft ka rikthyer sërisht debatin për rrezikun që i kanoset vendit nga ky import.
Koka: Po kjo mazhorancë mendon se ky cikël prej tre vitesh ka bërë të mundur konsolidimin e kontrollit në pikat doganore dhe sigurisht mendoj që dhe në Ministrinë e Mjedisit reforma administrative, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, krijimi i Inspektoritatit Shëndetësor të Mjedisit bën të mundur dy komponentë që do të shërbejnë për kontrollin e këtyre produkteve në momentin që hyjnë në territorin shqiptar.