• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodheli, me homologen e saj italiane Pinotti e atë turk Işık: Shqipëria, dyfishim trupash në Kosovë, kontribut në Afganistan e Egje

13:26 | 19/10/2016
në Shqiperi
0

Gjatë punimve të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM), që u mbajt në Romë, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mbrojtjes të Italisë znj. Roberta Pinotti dhe atë turk z. Fikri Işık.

Në takimin me homologen e saj italine, ministrja e Mbrojtjes znj. Kodheli e falenderoi znj. Pinotti për mbështetjen që Forcat e Armatosura të Italisë kanë dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare, si në logjistikë, edukim ashtu edhe në trajnim.

Lexo edhe

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

Të dyja bashkëbisedueset vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe veçanërisht atë në fushën e mbrojtjes.

Ministrja Kodheli vlerësoi kontributin e madh të Italisë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, për të cilin e njohu bashkëbiseduesen e saj me vendimin e Shqipërisë për të dyfishuar kontributin e Forcave të Armatosura në këtë mision pas kërkesës së autoriteteve ushtarake të NATO-s.

Dy personalitetet vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku shumë shpejt Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë përkrah atyre italiane në Herat.

Sa i përket krizës së refugjatëve, ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë si pjesë e një plani ndërkombëtar, si dhe e njohu ministren Pinotti me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin e NATO-s në Detin Egje.

***

Gjatë Ministerialit të SEDM ministrja Kodheli zhvilloi një takim dypalësh edhe me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë z. Fikri Işık.

Ministrja Kodheli përfitoi nga rasti të falënderojë homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen bujare që vendi i tij ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare.

Dy ministrat vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit që dy forcat tona të armatosura kanë në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku FA shqiptare shërbejnë nën komandën e FA turke në Kabul.

kodheli1 kodheli2 kodheli3 kodheli4 kodheli5 kodheli6 kodheli7 kodheli8

Etiketa: dyfishim trupash KosovëKOdhelikontribut në Afganistan e Egjeme homologen e saj italiane Pinotti e atë turk Işık: Shqipëria

Të Lidhura

EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

nga 27
17:11 | 26/01/2023
0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin,...

Janë hajdutë me çizme! –

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

nga 27
17:03 | 26/01/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij...

Dy në kërkim dhe 23 masa sigurie, SPAK bën bilancin për nëntorin

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

nga 27
16:46 | 26/01/2023
0

Braniol Liço alias Braniol Aga nga Durrës, Braniol Liço alias Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi...

Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim –

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

nga 27
16:41 | 26/01/2023
0

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, e...

Para
Shërbimi taksi në Shqipëri, ndër më të shtrenjtët në rajon

Shërbimi taksi në Shqipëri, ndër më të shtrenjtët në rajon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –

Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –

13:35 | 29/01/2023
Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –

13:19 | 29/01/2023
Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

13:01 | 29/01/2023
Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –

12:51 | 29/01/2023
EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…

12:33 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –
  • Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –
  • Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –
  • Çudit Trump, nis zyrtarisht fushatën për president të SHBA –
  • EMRI/Shqiptari që u kap në ‘shtëpi bari’ kërkon të shohë…
  • Askush s’hyn në tokën time –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –
  • Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com